E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetim pasurise se 188 zyrtareve

TIRAN- Shorti i Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive ka perzgjedhur dje emrat e 188 zyrtareve qe do te hetohen imtesisht per pasurine e tyre. Ne
short u perfshire 4692 subjektet deklarues qe jane aktualisht ne funksion ose qe kane qene ne detyre deri ne fund te vitit 2010.

Ne listen e gjate me emra bie ne sy mungesa e zyrtareve VIP dhe nje numer i madh
prokuroresh gjyqtaresh dhe punonjesish te tatimeve e doganave. Ne liste ndodhen shtate deputete te Kuvendit te Shqiperise te ndare ne kater perfaqesues te Partise Socialiste dhe tre te Partise Demokratike. Per PS-ne do te kalojne ne kontroll te plote deputetet Ermonela Felaj Tom Doshi Qemal Minxhozi dhe Gjoke Jaku i cili eshte njekohesisht edhe kandidati i opozites per bashkine e Lezhes.

Nga mazhoranca do te kalojne ne kontroll te plote deputetet Edi Paloka Luan Skuqi dhe Aldo Bumci. Ne liste ndodhen 16 prokurore dhe 18 gjyqtare te te gjitha niveleve. Ndryshe nga vitet e tjera shorti nuk ka perzgjedhur asnje funksionar te larte partie ose te qeverise. Pas shortit kreu i Inspektoratit Adriatik Llalla ka vleresuar bashkepunimin me median per zbulimin e rasteve te fshehjes se pasurise dhe konfliktit te interesit.

Gjate vitit 2010 numri i rasteve te denoncuara nga publiku per zyrtare te perfshire ne konflikt interesi apo ne fshehje te pasurise eshte shumefishuar. Fale ndergjegjesimit te medias shoqerise civile dhe publikut te gjere edhe rezultatet konkrete te Inspektoratit te Larte kane qene me te larta ne planin sasior dhe cilesor- tha Llalla.

Sipas tij pas pak ditesh Inspektorati i Larte do te beje publike rezultatet e procesit te dorezimit dhe administrimit te deklaratave te pasurive nga zyrtaret subjekte deklarues masat qe do te merren ndaj atyre zyrtareve qe nuk kane respektuar afatet ligjore si edhe do te nise publikimin e deklarimeve bazuar ne kerkesat e te gjithe te interesuarve.

Ndersa Ambasadori i OSBE ne Tirane Eugen Uollfarth vleresoi ne fjalen e tij bashkepunimin me Inspektoratin e Larte si edhe theksoi rendesine e transparences dhe
koordinimit me publikun per arritjen e rezultateve ne luften kunder korrupsionit.

Fshehja e pasurise dergohet ne prokurori
Nese ILDKP zbulon se pasurite e nje zyrtari jane fituar si rrjedhoje e fshehjes se detyrimeve fiskale Inspektori i Pergjithshem njofton organet tatimore. Te gjitha dokumentet e marra nga Inspektorati ruhen per nje periudhe 10-vjecare.

Sipas ligjit deklaratat dhe te gjitha dokumentet qe i shoqerojne ato jane dokumente zyrtare. Paraqitja ne to e te dhenave te rreme perben veper penale dhe denohet sipas legjislacionit ne fuqi. Edhe ne rastet kur Inspektorati veren se zyrtaret kane pasuri te
tjera pervec atyre qe kane deklaruar ne formular ceshtja dergohet ne prokurori ne formen e nje kallezimi penal.

Por vitet e fundit eshte vene re nje perplasje mes dy institucioneve. Inspektorati eshte
ankuar dosa here se prokuroria mbyll ceshtjet e zyrtareve qe kane fshehur pasurine.

fare ndodh kur nje zyrtar nuk deklaron pasurine
Sipas ligjit per ILDKP-ne nese nje zyrtar refuzon te plotesoje formularin e deklarimit te pasurise ndaj tij nis procedura per humbjen e funksionit dhe dergohet per ndjekje penale. Inspektorati brenda 30 diteve i dergon organit pergjegjes njoftimin e motivuar per largimin nga puna te personit qe refuzon te deklaroje.

Ky organ brenda 30 diteve nga marrja e njoftimit eshte i detyruar te marre masa per largimin nga puna te punonjesit qe ka refuzuar deklarimin. Ne raste kur personi qe refuzon deklarimin eshte i zgjedhur vendor ose ka imunitet njoftohet Kuvendi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›