E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahjaga e Thaçi : Synimi ynë anëtarësimi në BE dhe NATO

Kosova synon anëtarësimin në Nato si dhe në BE ky është prioriteti i shtetit më të ri në Ballkan. Kjo ka qenë kryefjala e dy krerëve më të lartë të shtetit të Kosovës, presidentes Atifete Jahjaga dhe kryeministrir Hashim Thaçi në konferencën ndërkombëtare "Evropa Juglindore në epokën multipolare".

"Prioritet është politika e përbashkët, bashkëpunimi forcon vendet e rajonit, sot bota është multipolare dhe kjo shprehet në shumë mënyra. Nuk kemi pretendim territorial ndaj të tjerëve, por duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të bashërendojmë veprimet tona pasi vetëm kështu mund të zhvillojmë vendet tona", është shprehur Jahjaga.
 

Ndërsa kryeministri Hashim Thaçi ka vënë theksin në reformat e thella jo vetëm të qeverisë por në të gjithë shoqërinë.

"Sfidat mbeten të shumta por synimi për BE dhe Nato është motivimi ynë. Kosova është shtet i ri por me një histori të lashtë. Nuk ka më dilemma, Kosova është shtet funksional", ka theksuar kryeministri kosovar
 

Konferenca organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Evropian për Punët e Jashtme, me përkrahjen e Këshillit Britanik dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›