Higjiena në QSUT skandaloze, drejtoria furnizon sanitaret 1 herë në 5 muaj me detergjentë
Ngado që të hedhësh sytë si brenda edhe jashtë në dhoma apo në korridoret e ambienteve të Qendrës Spitalore Universitare, "Nënë Tereza" papastërtia është e vetmja gjë që të tërheq vëmendjen. Kudo letra të hedhura përtokë, mbeturina të flakura në ndonjë cep e më e keqja është se korridoret e spitalit të sëmundjeve të brendshme duket sikur nuk janë pastruar kurrë.
Lidhur me këtë fakt disa prej infermiereve të QSUT-së kanë deklaruar dje për gazetën SOT se për disa muaj me radhë ato i kanë blerë vetë një pjesë të madhe të mjeteve ndihmëse për pastrimin e ambienteve. Kemi më shumë se 5 muaj që pjesën më të madhe të mjeteve për pastrim i kemi blerë më paratë tona ka deklaruar një prej pastruesve në një prej pavijoneve në QSUT. Sipas saj ky është një problem i madh pasi rroga që merr kjo kategori është tepër e ulët dhe blerja e mjeteve të pastrimit nga ana e tyre është kundrejt çdo rregulloreje. Ne nuk na del rroga për problemet tona e jo më të blejmë leckat dhe fshesat për spitalin, sa herë që shkojmë për të marrë furnizimin e muajit na thonë nuk ka para është shtyrë buxheti e të tjera justifikime si këto ka sqaruar dje për gazetën një tjetër pastruese në QSUT. Sipas saj sapunët duhen blerë gati për ditë dhe shumica e pastrueseve i blejnë me lekët e tyre. Por kjo mungesë ka sjellë probleme të shumta edhe në higjienën e të gjitha reparteve, duke sjellë kështu edhe reagimin e pacientëve. Sipas tyre sanitaret e QSUT-së janë të detyruara që ambientet e spitaleve si dhe sallat e operacioneve ti pastrojnë tërësisht me klor dhe kjo duhet të ndodhë disa herë në ditë. Në pjesën më të madhe të kohës ne e pastrojmë vetë dhomën pasi sanitaret përdorin vetëm leckën, sa fiken dritat vërshojnë insektet vetëm nga papastërtiaas më shumë e as më pak këto ishin fjalët e një pacienti në QSUT. Sipas tij e vetmja gjë e pastër në spital janë ndërresat dhe çarçafët dhe këto atëherë kur i sjellin të rinj.
Situata
Më alarmante situata paraqitet në sallat e spitalit numër 1 pikërisht në pavijonet e sëmundjeve të brendshme. Në këtë spital sapo hyn vëmendja të shkon tek korridoret e mëdha të cilat duken sikur kanë mbartur papastërti disa vjeçare. Në to pllakat nuk shquhen se çfarë ngjyre kanë, dhe vrugu e papastërtitë janë evidente nga të gjitha anët. Edhe pse këto ambiente duhet të jenë në gjendje sterile gjatë gjithë kohës ku pastrimi duhet të bëhet jo vetëm me detergjente por edhe me dizinfektant dhe sterilizues e vërteta serviret ndryshe. Por nuk mungojnë edhe rastet kur sallat e operacioneve nuk kanë higjienë maksimale ambiente në të cilat jeta e çdo pacienti që operohet do të ishte në rrezik. Mungesa e detergjenteve në qendrën më të madhe spitalore në vend situata është tejet problematike, pasi rrit rrezikshmërinë për infeksionet e shumta. Ka raste kur mungesat e detergjenteve për të pastruar ambientet e spitalit, nuk e fshehin frikën e personelit. Por nuk kanë munguar edhe rastet kur vetë mjekët janë qenë të indinjuar për këtë problem pasi infeksionet që mund të marrin, sidomos ata që operohen, mund t'u shkaktojnë dëmtime të rënda. Por ata që e vuajnë këtë situatë më shumë janë vetë pacientët. Ata shprehen se është absurde që të vish në spital për tu kuruar për një sëmundje dhe të dalësh me infeksione të tjera. Një numër i konsiderueshëm pacientësh, teksa kurohen për një sëmundje bartin edhe infeksione të tjera, të njohura si infeksione spitalore. Sipas mjekëve në 100 pacientë, 38 prej tyre rezultojnë të prekur nga infeksionet spitalore, të cilat renditen si një ndër shkaqet kryesore të vdekshmërisë. Të dhënat janë bërë publike rreth një vit me parë nga vetë kreu i Shëndetësisë gjatë Petrit Vasili. Ai duke pranuar ekzistencën e infeksioneve në spitalet tona premtoi se shumë shpejt do të hartohet një strategjie për minimizimin e tyre. Por deri më tani asnjë strategji nuk është bërë publike.
Higjiena në spitale, beteja e humbur e ministri Vasili
Rreth një vit më parë ka qenë vetë Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili i cili ka premtuar se do të merren masa për të eliminuar papastërtitë në spitale duke hartuar një strategji të veçantë. Sipas Vasilit arsyeja kryesore e ekzistencës së infeksioneve në spitale përveç të tjerave është edhe procesi i sterilizimit i cili nuk funksionon në parametrat e duhura. Kjo është betejë për tu fituar", ka deklaruar ministri Vasili duke theksuar se gjendja e higjienës në spitale do të ndryshojë brenda një kohe të shkurtër. Por edhe pse ka kaluar rreth një vit ende në spitale ka probleme serioze me papastërtitë. Sipas tij një nga masat që do të merreshin ishte dhe përcaktimi në buxhet i një fondi që shkon për infeksionet spitalore. Sipas Vasilit përcaktuesit kryesorë të infeksioneve spitalore janë 4, infeksionet e plagëve kirurgjikale, e akseseve onoze, infeksionet respitalore dhe ato urinare. Në një studim të 4 viteve më parë ka pasur shifra të larta për infeksionet urinare dhe ato nga vendosja e akseseve onoze. Të dhënat e fundit tregojnë për një rënie të treguesve sa i takon këtyre infeksioneve në QSUT. Pavijonet më të rrezikuara janë ato ku paraqiten të sëmurët më të rëndë, tek të cilët bien forcat imunitare dhe rritet risku për shfaqjen e infeksioneve. Faktorët e infeksioneve spitalore janë të shumtë, si ambientalë, infrastrukturorë. Mbetjet spitalore konsiderohen si një rrezik i përditshëm për jetën e banorëve pranë spitaleve. Kudo në ambientet e QSUT-së i sheh ato të shpërndara gjithandej nëpër kazanët e plehrave. Por edhe pse në përdorim janë vënë disa furra që bëjnë djegien jo vetëm të mbetjeve biologjike por edhe atyre plastike sërish mbetjet spitalore i gjen në shumë raste edhe të hedhura përtokë në ambientet e jashtme të spitalit. Në Qendrën Spitalore Nënë Tereza funksionojnë disa krematorium të cilët arrijnë të përballojnë të gjitha mbetjet e spitalit. Por para disa kohësh në këtë spital është futur edhe një furrnaltë e re e cila bën jo vetëm djegien e mbetjeve biologjike por edhe të atyre plastike. Sipas infermiereve mbetjet spitalore konsiderohen, mjetet e mprehta me te cilat janë kryer operacionet, veshjet gjate operacioneve, shiringat, mbetjet e trupit, gjaku etj merren dhe hidhen në kosha të veçantë të cilat paketohen në qese duke u çuar në krematoriumin e spitalit. Sipas tyre në shumicën e rasteve janë vetë pacientët që i hedhin shiringat e mbetura ose ilaçet nga dritaret dhe kjo përbën një fakt tepër shqetësues.
Sterilizimi me avull, i vetmi dizifektim në QSUT
Ministria e Shëndetësisë ka propozuar që të përdoret një metodë e re për përpunimin e mbetjeve spitalore. Metoda më e mirë që mund të aplikohet në vendin tonë është ajo e sterilizimit të mbetjeve me avull. Aktualisht kjo është e vetmja mënyrë që aplikohet në sallat e operacioneve apo në pavijonet me rrezikshmëri të lartë infeksioni. Specialistët sqarojnë se praktikimi i kësaj metode ka një kosto më të ulët dhe efektive në krahasim me të tjerat. Përpunimi i mbetjeve bëhet nëpërmjet grirjes dhe avullit, ndërsa më pas shkarkohet në formën e mbetjeve të parrezikshme për shëndetin e popullatës. Nëse mbetja nuk menaxhohet me kujdes, sëmundjet e mundshme të shpërndara nga mbetjet spitalore prekin jo vetëm personelin që është në kontakt direkt me to, por edhe ambientin dhe banorët me të cilët bie në kontakt. Në rastin më konkret në sanatorium mbetjet spitalore të hedhura nëpër kosha rrezikojnë jetën e banorëve të zonës. Sipas mjekëve mbetjet spitalore mund të shkaktojnë sëmundje si hepatiti A, B, C, AIDS, Tifo, Dizenterinë etj. Ndërkohë që 25 për qind e këtyre mbetjeve përbejnë rrezik për jetën e pacientëve në spitale apo për banorët e zonave ku depozitohen. Qytetarët që bien në kontakt me këto mbetje rrezikohen nga infeksione të ndryshme, që mund të marrin nëpërmjet tyre.
Ambientet jashtë pavijoneve, made in gabi
Ambientet jashtë