E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet reforma shendetesore

Presidenti Barak Obama ka arritur nje fitore te rendesishme te presidences se tij me miratimin e projektligjit te reformes shendetesore nga ana e Dhomes se Perfaqesuesve. Zgjerimi i skemes se sigurimit te kujdesit shendetesor per dhjetera milione amerikane, qe deri me tani ishin jashte kesaj skeme, ishte nje nga premtimet kryesore qe Obama i beri popullit amerikan ne fushaten e tij zgjedhore. Pas votimit historik, Obama duke folur nga Shtepia e Bardhe, vleresoi kete moment kuptimplote. "Ne fund, ajo cfare kjo dite perfaqeson, eshte nje tjeter gur i vendosur perfundimisht ne themelet e endrres amerikane. Sot, ne iu pergjigjem thirrjes se historise se shume brezave para nesh. Kur ne perballemi me kriza, ne nuk deshtojme ne sfidat tona. Ne nuk i shmangim pergjegjesite tona, ne i pranojme ato. Ne nuk i frikesohemi se ardhmes tone, ne e krijojme ate. Faleminderit! Zoti ju bekofte! Dhe, Zoti bekofte Shtetet e Bashkuara te Amerikes!", tha Obama.
Suksesi i projektligjit vjen pas me shume se nje viti te lobimit intensiv ne Kongres nga ana e presidentit Obama dhe te Partise se tij Demokratike. Perkunder pozicionit te paepur te republikaneve dhe demokrateve konservative, projektligji kaloi me 219 vota kundrejt 212 votave kunder. Tashme projektligji duhet te rikthehet ne Senat per vota te tjera dhe duhet te nenshkruhet per ligj nga Obama, qe ne javen e ardhshme. Masat ne sistemin shendetesor si dhe disa ceshtje te koheve te fundit kane ndare politiken e Uashingtonit.
Perfaqesuesi republikan, Geof Davis, shprehu hidherimin e partise se tij. "Zemra ime ka nje pikellim te madh sonte. Ky votim do ta percaktoje Ameriken qe ne do ta kemi ne te ardhmen: barre taksash masive, kujdes te kufizuar dhe burokraci te lodhshme. Demokratet po e corientojne pikepamjen e popullit amerikan sot, duke e joshur me nxitim drejt socializmit", tha Davis.
Diferencat e thella te pikepamjeve kane nje baze ideologjike. Amerikanet liberale mendojne se kujdesi shendetesor per te gjithe "eshte nje e drejte, jo nje privilegj". Kryesuesja e Dhomes se Perfaqesuesve, Nensi Pelosi, e artikuloi kete princip: "Pas nje viti debati dhe degjimit te thirrjeve te miliona amerikaneve, ne erdhem ne kete moment historik. Sot, ne kemi mundesine ta finalizojme punen e madhe te paperfunduar te shoqerise sone dhe ta kalojme reformen e sigurimeve shendetesore per te gjithe amerikanet. Kjo eshte e drejte dhe jo privilegj", tha Pelosi.
Ne ndryshim, konservatoret dhe republikanet e shohin si nje nderhyrje antiamerikane te "qeverise se madhe", ne ate qe ata e konsiderojne nje ceshtje private per qytetaret, qe te vendosin per veten e tyre. Ata thone se kostoja e llogaritur prej 900 miliarde dollaresh, dhjetevjecarin tjeter, do ta fundose rrezikshmerisht Qeverine ne borxh te thelle.
Sipas projektligjit, shumices se amerikaneve u lejohet te blejne sigurime dhe te perballen me pasojen nese refuzojne. Dispozitat mbeshtesin subvencione ne ndihme te familjeve me te ardhura te uleta, qe t'i paguajne sigurimet. Industria e sigurimit privat shendetesor do te vihet nen rregullin e ri federal. Atyre do t'u ndalohet ta refuzojne sigurimin per shkak te kushteve paraprake mjekesore dhe te anulimit te procedurave kur nje i siguruar semuret. Masat gjithashtu u vendosin disa taksa te reja me te pasurve. Shume nga depozitat e projektligjit nuk do te hyjne plotesisht ne fuqi para 2014-shit dhe demokratet shqetesohen se publiku mund te zhgenjehet gjate kesaj pritjeje te gjate. Sigurisht qe republikanet jane angazhuar se do te vijojne luften dhe madje te shfuqizojne kete projektligj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›