Higuain-Benzema, në krizë

E përditshmja sportive spanjolle AS ka shkuar të shtunën se rezultatet e dobëta të Realit në këtë fillim stinori në La Liga arsyetohen edhe me krizën në paraqitjet e dyshes Higuain-Benzema. Shifrat nuk gënjejnë. Vitin e kaluar në këtë fazë të sezonit, Higuain dhe Benzema kishin realizuar bashkërisht 15 gola, argjentinasi pati nëntë gola në emrin e tij kurse francezi e përcolli me gjashtë.
Kurse, kësaj radhe gjenden bashkërisht në kuotën shtatë, Higuain ka shënuar katër herë kurse Benzema tri. Më pak se gjysma e fazës së njëjtë nga edicioni i kaluar. Realit po i mungon kontributi i plotë nga vija sulmuese dhe trajneri Jose Mourinho është duke aplikuar rotacion të vazhdueshëm.
Nga gjashtë ndeshjet e para, Higuain startoi katër por Benzema është duke u favorizuar së fundmi.