E Shtunë, 31 Tetor 2026

Higuain: Murinjo, një motivues i madh

TIRANE-Sulmuesi i Realit të Madridit Gonzalo Higuain deklaroi se përmbysja e rezultatit ndaj Majorkës ditën e shtunë, ndodhi për shkak të aftësive motivuese të Murinjos. Reali ishte duke humbur 1-0, por golat e Higuain dhe Kallehon, përmbysën gjithçka. “Murinjo është një motivues i madh dhe ai e tregoi këtë edhe në fushë. Pas një pjese të parë të keqe dhamë gjithçka në fushë dhe falë Zotit fituam. E dinim që ndeshja do të ishte e komplikuar, pasi Majorka është ndryshe nga vitet e kaluara”, tha Higuain.

(d.b/a.latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›