E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona bëhet operacion në veshka

TIRANE-Menjëherë pas fitores 2-1, që skuadra e tij Al Wasl, arriti ndaj rivalëve të Al Ahli, Diego Armando Maradona është dërguar me urgjencë në spital, ku është operuar nga veshkat. Argjentinasi ka patur probleme me njërën veshkë, por sipas vajzës së tij, Dalma, gjithçka shkoi shumë mirë. “Operacioni shkoi mirë, falënderoj të gjithë ata që interesohen për shëndetin e tij”. Lajmi për operacionin u dha nga klubi i tij në uebsajtin zyrtar, ndërkohë që Maradona pritet të lërë spitalin e Dubait ditën e martë.

(d.b.a.latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›