E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: FRESSH sot e drejtojnë ata që punuan kundër vetë PS-së

TIRANE-Partia Demokratike ka akuzuar sot se festimet e Konventës së të rinjve socialistë janë kryer pa themeluesit e vërtetë të këtij Forumi. Mesila Doda theksoi se në mes të rinjve drejtues sot punojnë ata që dikur punuan kundër qeverisjes socialiste.

“Ajo që spikaste në këtë Konventë ishte mungesa e themeluesve të këtij organizmi partiak dhe drejtimi nga persona që kanë punuar pa kursim me Partinë Demokratike në rrëzimin e qeverisjes socialiste.
Ardhja e zotit Veliaj në krye të FRESSH duhet të shqetësojë gjithë bazën politike socialiste, por edhe më gjerë. Jo vetëm për faktin se këtë organizëm e drejton njeriu që në target grupin e sulmit të tij kishte të rinjtë e plakur sic thoshte vetë ai, por edhe se ka qenë një faktor i rëndësishëm në rrëzimin e qeverisjes socialiste, gjithashtu dhe për problematiën që e ka shoqëruar gjatë gjithë aktivitetit të tij”.

Doda më tej theksoi me ironi se Konventa e pati sot një fakt pozitiv.
“Konventa e sotme pati vetëm një fakt pozitiv. Kryetari i PS më së fundmi e kuptoi që Shqipëria është në moshën e internetit. Ne kishim 6 vjet që i thoshim që Shqipëria është në moshën dixhitale, por ky është shembulli i të kuptuarit vonë”, theksoi Mesida Doda nga selia e PD rreth 20 vjetorit krijimit të Forumit eurosocialist shqiptar, FRESSH.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›