E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbrojtje skandaloze, disfatë e Arsenalit

TIRANE-Arsenali ka treguar edhe njëherë limitet e veta, duke u mposhtur 3-2 nga Suonsi, skuadra uellsiane e sapongjitur në Premier Ligë. Problemet në mbrojtje kanë bërë që “Topçinjtë” të dalin duarbosh nga transferta e sotme, edhe pse e nisën në avantazh, pas golit të Van Persit në minutën e pestë. 10 minuta më pas Ramsi rrëzoi Dajer dhe Sinkler barazoi me penallti. Dajer kaloi Suonsin në avantazh në minutën e 56-të, ndërsa vetëm 1 minutë pasi Uollkot barazoi shifrat 2-2, ishte Graham ai që shënoi golin e fitores.

(d.b/a.latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›