Higuain, në radar të Romës

Nga Express më 21 prill 2011 në ora 20:08
Sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain ka zgjuar interesim nga klubi italian Roma, me paraqitjet e tij të mira për gjigantin madrilen në sezonet e fundit, ka njoftuar La Stampa.
Roma synon të transferojë reprezentuesin argjentinas si pjesë e projektit për rindërtimin e ekipit nën drejtimin e pronarit të ri, Thomas DiBenedetto.
Sipas medieve italiane, Roma mund të përfshijë mesfushorin Daniele de Rossi në ofertë për transferimin e Higuainit. De Rossi është objektiv i Real Madridit.