Pako bombe dhurate trajnerit te Celtic

Shpesh herë futbolli reklamohet si sporti që mbjell paqe duke afruar popujt, por në disa raste loja më e famshme në botë është vërtetë e rrezikshme. Këtë e di mirë trajneri i Celtic, Neil Lennon, të cilit i është dorëzuar një pako bombë, por për fatin e mirë dhe falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë skoceze ajo nuk ka shpërthyer.
Sipas forcave të rendit ngjarja e rëndë ka të bëjë me rolin e Lennon në krye të pankinës së skuadrës së kryeqytetit skocez, ndërsa dyshohet se autorë të dërgesës së pakos bombë janë tifozë të skuadrës tjetër Glasgow Rangers. Dy tifozeritë kanë një rivalitet të theksuar ndaj njëra-tjetrës, kjo edhe si pasojë e etnive fetare. Celtic është skuadra e katolikëve, ndërsa Rangers e protestantëve dhe urretja mes grupimeve të tifozëve shpesh herë ka degjeneruar në dhunë në të shkuarën.
Policia skoceze e mbështet hetimin te pista e rivalitetit në futboll, pasi pako bombë janë dërguar edhe në adresën e dy njerëzve të njohur, tifozë të deklaruar të Celtic. Kjo nuk është hera e parë që Lennon merr të tilla kërcënime. Në vitin 2002 ai u larrgua nga drejtimi i kombëtares së Irlandës së Veriut, pasi mori një kërcënim me vdekje që sipas mediave lokale erdhi nga një grup paramilitarësh protestantë.
Po ashtu janarin e shkuar, trajneri me origjinë irlandeze-veriore bashkë me një futbollist të Celtic mori një zarf me plumb. Gjithsesi akti i fundit ka tensionuar akoma më shumë ndeshjen e ardhshme mes Celtic dhe Rangers. Dy skuadrat e kryeqytetit skocez Glasgoë do të përballen këtë të dielë, ndërsa sfida pritet të shoqërohet me masa të rrepta sigurie.
Nertan Prifti