Higuain nuk largohet nga Reali

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka insistuar se nuk planifikon ta shesë sulmuesin Gonzalo Higuain gjatë afatit kalimtar të verës.
Argjentinasi spekulohet me largim nga Santiago Bernabeu pas minutazhit të kufizuar në ekipin titullar të Mourinhos. Por, vetë strategu portugez ka theksuar se dëshiron ta mbajë Higuainin.
“Higuain mbetet këtu. Ai do të mbetet në Madrid sepse nuk dua që të largohet. Ka kontratë të mirë, të vlefshme edhe për shumë vite. Edhe nëse marrim ofertë prej 30, 50 ose 60 milionë eurosh, ne nuk do ta shesim”, deklaroi Mourinho për AS.