Mourinho refuzoi Anglinë

Jose Mourinho ka pranuar se ishte afër të bëhej selektor i Anglisë më 2007, pas dështimit të tyre për kualifikim në Euro 2008 nën drejtimin e Steve McClarenit.
Trajneri i Real Madridit ishte konsideruar si kandidati më i mirë për pasardhës të McClarenit, por portugezi, i cili në shtator të atij viti u largua nga Chelsea, e refuzoi ofertën nga Federata angleze e Futbollit.
Ai shkoi për të fituar tre tituj me Interin në Serie A e këtë edicion triumfoi edhe në La Liga me Real Madridin.
“Isha shumë pranë angazhimit në krye të Kombëtares së Anglisë. Mendova me kujdes, por në fund refuzova sepse e dija se pas dy muajsh do të jem i pakënaqur. Puna në një kombëtare nuk është për mua tani, me një ndeshje në muaj, të pres dy vjet për një garë serioze”, deklaroi Mourinho për të përditshmen ABC.