E Diel, 1 Nëntor 2026

Roma do ta kthejë Krkicin

Sulmuesi Bojan Krkic do të largohet nga Roma në fund të këtij sezoni, pasi klubi italian është duke u munduar të bind Barcelonën ta rikthejë atë në Nou Camp gjatë verës.

21 vjeçari iu bashkua Romës nga Barcelona për rreth 12 milionë euro në fillim të këtij sezoni, por gjiganti katalan ka opsionin për rikthimin e tij gjatë kësaj vere.

Sipas medieve italiane, drejtuesit e Romës nuk janë të kënaqur me kontributin e Krkicit dhe nuk llogaritin në shërbimet e tij për edicionin e ardhshëm në Serie A.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›