Higuain shpëton Argjentinën nga disfata

Gonzalo Higuain ka shpëtuar Argjentinën nga disfata duke shënuar golin e vetëm për ekipin e tij në barazimin 1-1 ndaj Perusë në kuadër të kualifikimeve për Kupën Botërore.
Claudio Pizarro humbi një penalti para se Carlos Zambranë të çojë ekipin vendas në avantazh në pjesën e parë (22’), në një ndeshje ku Peru do të ishte një fitues me meritë, pas lojës energjike.
Megjithatë, ishte Higuain ai që prishi shpresat e vendasve për fitore, duke shndërruar në gol një harkim të Ezequiel Lavezzit po në pjesë të parë (37’), duke parandaluar disfatën e parë nga Peruja që nga viti 1997.