E Diel, 1 Nëntor 2026

Hije bllokimi për zgjedhjet, PS-ja braktis KQZ-në, ikën edhe anëtari i dytë

shtyllaTiranë- Pas largimit të Denar Bibës nga KQZ, sot ka dhënë dorëheajen edhe anëtari i dytë i Parisë Socialiste, Albana Shtylla.

Ajo e ka dorëzuar kërkesën sot në orën 10:30 dhe arsyeja e largimit është shkarkimi në Kuvend i anëtarit të LSI-së në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirian Muho. Në kërkesën e dorëheqjes ajo shprehet se votimi në Kuvend cënoi integritetin dhe pavarësinë e çdo anëtari në vendimmarrje.

Një ditë më parë të njëjtën gjë bëri edhe nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba, i cili në shenjë proteste ndaj shkarkimit të Muhos dha dorëheqjen.

Dje, shumica e rastit e deputetëve të Kuvendit, duke votuar shkarkimin e një anëtari të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me vetëdije apo nga papërgjegjshmëria, kreu një akt jashtëzakonisht shumë të rëndë në dëm të parimeve themelore të ndarjes së pushteteve, konstitucionalizmit dhe shtetit të së drejtës. Përtej argumenteve mbi nevojën për të balancuar politikisht KQZ, ky akt tregoi qartësisht dhe pa asnjë dyshim mungesën e plotë të vullnetit për të ndërtuar institucione të pavarura në Shqipëri. Sepse misioni i parë dhe i fundit i tyre nuk duhet të jetë ndërtimi i institucioneve të balancuara, por i institucioneve të pavarura,- u shpreh Biba.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›