E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia: Vrasja e Bin Ladenit, sukses për SHBA-në

Rusia ka përshëndetur vrasjen e kreut të rrjetit terrorist Al Kaeda, Osama bin Laden, duke e cilësuar "sukses të madh", dhe ka shtuar se dëshiron të forcojë bashkëpunimin me SHBA-të në luftën kundër terrorizmit.

"Kremlini e përshëndet vrasjen e suksesin serioz të cilin SHBA-të e kanë arritur në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar", transmetuan agjencitë ruse deklaratën e presidentit Dimitri Medvedev.

"Rusia është ndër vendet e para që janë ballafaquar me kërcënimin nga terrorizmi global", thuhet në deklaratën e presidentit rus Medvedev.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›