E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova dhe Shqipëria do të ripranojnë refugjatë nga BE-ja

Shqipëria dhe Kosova do të jenë të detyruar të pranojnë në territorin e tyre emigrantë të paligjshëm që BE mund t‘i largojë nga territoret e një prej 27 vendeve të Bashkimit dhe mund t‘i transferojë drejt vendeve tona. BE mund ta bëjë këtë veprim nëse këta emigrantë të paligjshëm kanë përdorur Shqipërinë ose Kosovën si vend fillestar për t‘u larguar drejt shteteve të Europës së Bashkuar. Kjo është vetëm një pjesë e Marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Kosovës, për ripranimin e personave. Marrëveshja ka mbërritur në Kuvend dhe pritet të ratifikohet në seancat e ardhshme të Parlamentit. Në një prej neneve të kësaj marrëveshjeje, që u firmos në Prishtinë nga ministrat Basha dhe Hyseni, theksohet se "pala kontraktuese e kërkuar do të ripranojë një shtetas të vendeve të treta apo person pa shtetësi me kërkesën e palës kontraktuese kërkuese, nëse kjo e fundit provon apo dhe prezumon vlefshmërisht se personi, i cili nuk plotëson kërkesat efektive për hyrje apo qëndrim, e ka kaluar kufirin e palës kontraktuese kërkuese, pasi ka qëndruar në territorin e palës kontraktuese të kërkuese". Y.P.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›