Shoqata e Boboshtices Te prishet kryqi
Kryetari i saj Sotir Dhamo i ben apel drejtesise te vendose ne menyre te paanshme ne te kundert banoret do ta kundershtojne ate.
Z. Dhamo ju si banore te vjeter te Boboshtices cfare reagimi keni ne lidhje me skandalin e betonizimit dhe madje me nxjerrjen ne siperfaqe te disa eshtrave ne varrezat e ketij fshati
Mund te them se ne kete fshat tashme nuk ka qetesi. Boboshtica eshte e trazuar nga kjo ngjarje. Banoret jane cenuar ne dinjitetin e tyre me nje akt te tille makaber te dhunimit te varrezave tona te vjetra shekullore.
Si qendron e verteta e varrezave te Boboshtices
Ai vend ka sherbyer si varreze qe ne fillimet e
manastirit. Aty jane varrosur banore te njohur te fshatit Boboshtice. Ata kane te afermit e tyre dhe nuk mund te heshtin kane te drejte te indinjohen. Por per sa kohe qe kjo ceshtje ndodhet ne duart e drejtesise ne do te presim cfare do te vendoset prej tyre. Ne rast se vendimi i organeve te drejtesise nuk do te jete i drejte dhe do te qendroje ne anen e kundert te interesave te boboshtareve ne do te vijojme me qendrimet tona qe e kundershtojne kete gje.
Sipas jush meqe perfaqesoni edhe shoqaten e boboshtareve jane cenuar varrezat e vjetra te fshatit me betonizimin e nje pjese te tyre
Varrezat jane demtuar dhe rende madje. Aty shenjat e varreve jane prishur dhe eshtrat jane perzier. Sic thashe me lart ne do te presim vendimin e drejtesise dhe ne rast se ky vendim jepet ne kundershtim me pretendimet tona ne do te ngreme nje memorial tjeter me emrat e fiseve qe jane varrosur aty. Mund te them se nje varr ne keto varreza mund te kete sherbyer per disa persona te nje familjeje sic kane qene ritet e kohes para gati 200 vitesh. Nuk ka vend qe aty te qendroje nje memorial per ushtaret greke mbi eshtra te boboshtareve te vdekur. Kryqi kur u ngrit u pa si simbol i ortodoksise por jo te kalohet ne nje akt kaq makaber sic eshte betonimi i eshtrave dhe dhunimi i tyre. Banoret e denojne kete akt. Ata deklaruan ne prokurori se jo vetem dolen eshtrat ne siperfaqe por edhe u betonizuan ato.
Lidhur me ate qe ndodhi diten e ceremonise se homazheve per ushtaret greke me djegien e kurorave ne memorial cmund te thoni
Akti i djegies se kurorave pas vendosjes se tyre nga Omonia dhe Konsullata erdhi si nje reagim pas nje ceremonie qe u zhvillua ne prani te shume pak boboshtareve. Nga ana tjeter edhe prefekti i Korces me deklaratat e tij beri qe Boboshtica te ndihet e braktisur nga shteti. Ajo u dhunua dyfish nga shteti grek dhe nga shteti i saj qe nuk e mbron. Ceremonia mbi beton ishte e nxituar dhe kjo beri qe Boboshtica te vihet kunder dy shteteve duke sjelle edhe ate rebelim me djegien e kurorave akt te cilin ne si shoqate e denojme. Por une dua te them se tashme ai kryq atje ne varreza qe sherben si memorial duhet te prishet sepse eshte cenuar rende dinjiteti yne dhe i te pareve tane.
Prokuroria merr ne pyetje kreun e komunes
Prokuroria e Korces ka thirrur per te dhene deshmine e tij kreun e Komunes se Drenoves Flamur Salaj. Deklarata e kryekomunarit vjen pasi jane marre ne pyetje me pare banoret e Boboshtices perfaqesues te OMONIA-s por edhe punetori qe betonizoi rrugen e varrezave. Burime nga Prokuroria e Korces bene te ditur se Salaj deklaroi se ndertimet mbi varre jane te paligjshme. Ai ka deklaruar nder te tjera edhe faktin se komuna nuk mund te nderhynte per te ndaluar betonizimin pasi territori i perkiste kishes. Te njejtat burime bene te ditur se kryekomunari ka mohuar te kete dhene ai nje leje te tille per ndertimin e memorialit per nder te ushtarit grek te vrare ne Luften e Dyte Boterore por as per betonizimin e nje pjese te caktuar ne te cilen dyshohet se ndodheshin varrezat e banoreve te vjeter te Boboshtices. Banoret e ketij fshati reaguan disa dite me pare ndersa homazhet e shtetasve greke ne memorialin e ushtarit shenuan edhe incidente deri edhe ne djegien e kurorave me lule.
KORE/ GEZIM ASHIMI