Imami Demontimi i municioneve nje histori suksesi
Linja e re e demontimit te predhave 82 mm ne Polican e peruruar pak dite me pare permbush te gjitha kushtet dhe standardet te sigurise teknike duke treguar edhe nje here angazhimin e maksimal por edhe vizionin e qarte te MM dhe FA-ve lidhur me kete proces kaq delikat dhe te domosdoshem per vendin tone. Ministri i Mbrojtjes Arben Imami i pranishem ne perurimin e kesaj linje duke e cilesuar pa asnje rezerve demontimin e municioneve histori suksesi ka vleresuar faktin se Kombinati Mekanik i Policanit ploteson te gjitha kushtet e sigurise teknike si dhe permbush te gjitha kriteret ne fushen mjedisore duke siguruar jo vetem jeten e punetoreve te saj por edhe ate te komunitetit. Imami ka rikonfirmuar edhe nje here se jo vetem Kombinati Mekanik i Policanit por edhe dy uzinat e tjera ULP Mjekes dhe UMGramsh jane te pajisura me makineri te teknologjise me te sofistikuar dhe me te avancuar makineri te cilat sherbejne per procesin e demontimit te municioneve duke permbushur ne kete menyre te gjitha standardet e kerkuar per kryerjen e tij ne menyre efikase te ketij procesi.
Ky eshte nje proces i cili pike se pari ka siguri te plote pike se dyti nuk sjell impakt mjedisor se treti krijon kushtet me te mira te punes per njerezit qe punojne ketu. Ai realizon ne menyre jashtezakonisht efikase detyrat dhe objektivat qe ne kemi per demontimin e municioneve te teperta. Po keshtu ky proces eliminon ndikimet negative ne ambient apo kostot e tjera qofshin keto ne njerez apo financiare duke i minimizuar ato. Ne kemi mundur qe brenda nje viti te bejme nje shnderrim total dhe te kemi rezultate te tilla te cilat do te jene akoma me te medha ne vitet e ardhshme. Nisur nga fakti se te pranishem ne kete perurim ishin dhe gazetaret e te gjithe mediave elektronike dhe te shkruara ai i beri nje apel atyre per te bere te njohur per publikun shqiptar te gjitha detajet mbi proceset e demilitarizimit duke i treguar atij se ky proces nuk eshte me ceshtje e baltes e shkaterrimit e shperthimeve e zhurmave e flakeve por eshte pune qe kryhet ne kushte te larta sigurie me standarde te nje teknologjie te avancuar me kushte pune normale dhe te mira per njerezit qe punojne ne kete veprimtari dhe sigurisht qe kostot ekonomike te ketij procesi te jene te arsyeshme. Une gjithashtu dua te evidentoj faktin qe stafi i rekrutuar i cili punon jo vetem ne kete uzine por edhe ne uzina te tjera eshte i certifikuar eshte profesionist dhe ju siguroj qe nuk ka asnje rrezik per komunitetin. Por po kaq i vemendshem eshte treguar Imami dhe ne lidhje me impaktin social qe ka ne jeten e komunitetit vijimesia e punes ne kete Kombinat duk iu referuar shifrave per numrin e punonjesve qe po vjen ne rritje nga procesi ne proces. Kjo per vete faktin se aktualisht jane te punesuar ne total 217 punonjes nga te cilet 92 punonjes jane punesuar pas fillimit te demontimit te municioneve ne KM Polican perfshire marrjen ne pune te inxhiniereve dhe specialisteve qe jane marre me pare me prodhimin e municioneve ne KM Polican. Po ashtu jane dhe 40 punonjes te rinj qe jane trajnuar dhe certifikuar si dhe parashikohet te merren ne pune dhe 40 punetore te tjere. Ne total numri i punonjesve ne KM Polican do te arrije ne mbi 270 vete.
Prioritetet e nje procesi te rendesishem
Objektiv i rendesishem ka qene dhe mbetet qe brenda vitit 2010 te bejme asgjesimin e municioneve dhe elementeve te rrezikshem qe ndodhen neper depot tona reduktimi i depove te municioneve sipas prioriteteve. Pohimin e beri z.Imami gjate prezantimit te procesit te demilitarizimit ne Komisionin e Sigurise Ne Kuvend pas kerkeses se disa deputeteve socialiste anetare te ketij Komisioni.
Imami tha se prioriteti i pare ka qene rrezikshmeria i dyti distanca me komunitetet civile i treti evadimi dhe demontimi i asaj pjese te municioneve te teperta te cilat jane ne gjendje te keqe dhe prane qendrave te banuara. Kurse shtoi se metodat e asgjesimi jane demontim me rruge industriale me detonim ne poligone reduktimi i municioneve nepermjet qitjeve dhe po keshtu shitje dhe dhurim i tyre. Imami tha se ne total kemi municione te teperta rreth 72 mije tone dhe municione dhe lende plasese shtese rreth 6 mije tone. Nga keto mendojme se dy te tretat do te kryhet ne rruge industriale kurse rreth nje e treta do te kryhet ne poligonet e hapura me detonim - pohoi z. Imami.
Detonimi industrial
Llojet e municioneve midis kalibrit 7.62 deri ne 14.5 sipas uzinave ne Mjekes Polican dhe Gramsh ne total perbejne 16931 ton. Municionet e kalibrit nga 20 mm deri ne 160mm ne total rreth 35 mije edhe sipas ndarjes rreth 21 mije ne Mjekes 12 mije ne Gramsh dhe 2 mije ne Polican. Asgjesimi me demontim behet ne poligonet tona te cilat jane te miratuara me ligj nga parlamenti. Poligonet jane poligoni i Zgares ne Librazhd Tropoje Korce Bigas Skrapar Jube-Sukth Durres Bize Tirane Livadhet e Amzit Puke Kepi i Skenderbeut Zharre Tepelene Berat etj. Ne total gjate periudhes janar- tetor jane demontuar 7141 ton municione. Ne dy parametrat kryesore e para ka qene siguria qe poligonet te jene sa me larg zonave te banuara dhe te mos krijojne rrezik per popullaten apo per ndotjen dhe e dyta sigurisht me nje shtrirje qe ti pergjigjet nje eficense ekonomike per te qene sa me prane depove tona.