E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngujimi Shansi i Dyte arsimon ne shtepi 41 femije

/ /

SHKODER - Ngujimi i femijeve ne rrethin e Shkodres vijon te jete nje fenomen shqetesues ndonese shifrat jane ne renie. Frika nga gjakmarrja i ka detyruar keta femije te mos e kalojne pragun e shtepise prej disa vitesh. Ministria e Arsimit prej kater vitesh po zbaton projektin Shansi i dyte qellimi i te cilit eshte mesimdhenia ne kushtet e shtepise per te parandaluar analfabetizmin. Drejtoresha e Arsimit ne Shkoder Atrida Ferketi u shpreh se per zbatimin e ketij projekti jane angazhuar 18 mesues me nje eksperience disa vjecare ne mesimdhenie. Ne baze te informacioneve te marra nga inspektoret tane te DAR per frekuentimin e arsimit te detyrueshem 9-vjecar kemi nje shifer prej 41 nxenesish ne te gjithe rrethin qe nuk e kane frekuentuar sivjet kete arsim. Vlen te permendet fakti qe ky numer eshte gjithnje e ne zbritje gjate ketyre viteve. Ne po merremi seriozisht me kete fenomen ne baze te projektit Shansi i Dyte qe ka nisur ne ndihme te femijeve te ngujuar dhe qe do te vazhdoje edhe kete vit. Fale ketij projekti behet i mundur mesimi ne kushtet e shtepise u shpreh Ferketi. Mesohet se ne kete projekt jane perfshire mesuesit me te mire me eksperience te gjate ne mesimdhenie. Qellimi eshte qe me keta femije te punohet jo vetem ne fushen e arsimit por edhe ne anen psikologjike. Ne saje te bashkepunimit mes DAR-it dhe Policise se Shtetit eshte arritur qe te behet dergimi i 20 nxenesve ne provimet e lirimit edhe ne fshatin Bardhaj. Kete vit shkollor rezultojne te jene 41 femije qe i jane nenshtruar ketij projekti. Nga ky numer vetem nje nxenes eshte ne nje shkolle te qytetit nderkohe qe 40 femijet e tjere jane nga fshatra te ndryshme. Ne zbatim te dispozitave normative dhe te Udhezimit Nr. 9 date 11.04.2007 te MASH-it per arsimimin e femijeve te ngujuar per shkak te gjakmarrjes DAR po realizon per te katertin vit radhazi projektin Shansi i Dyte i cili realizon zhvillimin e mesimit ne kushtet e shtepise u shpreh me tej drejtoresha e Arsimit. Sipas saj per realizimin e ketij projekti kete vit shkollor jane ngritur 17 vatra grupime neper shtepi dhe aktivizohen 18 mesues te cilet paguhen nga DAR. Ne fillim te vitit shkollor mesuesit kane hartuar planin mesimor te reduktuar ne 250 ore mesimore. Kohezgjatja e mesimit zhvillohet ne 25 jave mesimore me 10 ore mesimi ne jave me 45 minuta ora. Ne vatrat e krijuara per nxenesit e ciklit te ulet mesimi zhvillohet nga nje mesues ndersa ne vatrat e krijuara nga nxenesit e ciklit te larte te 9-vjecares mesimi zhvillohet me dy mesues nje i shkencave natyrore dhe nje i shkencave shoqerore. Nga 41 nxenes qe kane braktisur shkollen dy jane ne klase te pare tre ne te dyten kater ne te treten shtate jane ne klasen e katert dy jane ne te pesten tete jane ne te gjashten gjashte jane ne te shtaten kater jane ne te teten dhe pese te tjere jane ne klasen e nente - tha drejtoresha Ferketi. r.d Te dhena

. Bashkia Shkoder 1 nxenes
. Komuna Velipoje 4 nxenes
. Komuna Bushat 2 nxenes
. Komuna Rrethina 29 nxenes
. Komuna Dajc 1 nxenes
. Komuna Shllak 4 nxenes

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›