E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola: “Dinjo, Deko, Eto nuk na duhen”

Bepe Guardiola, trajneri i ri i Barcelonës, bëri të ditur se ai nuk llogarit më në ekipin e tij tre lojtarë: Ronaldinjo, Deko dhe Eto', të cilët fituan në vitin 2006 Ligën Spanjolle dhe Ligën e Kampioneve.
"Ne e shohim efektivin e ri pa ata", - tha Guardiola në prezantimin e tij zyrtar si trajner i Barcës.
Përsa i përket Ronaldinjos, ruhet ende një dritare, por me kushtin që braziliani të rikthehet në formën më të mirë të tij të treguar në Katalonjë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›