Visar Berisha përforcon Milanon
.jpg)
Shkup, 17 qershor (Reshat Ibrahimi)– Nën drejtimin e trajnerit kosovar, Bylbyl Sokoli skuadra e Milanos të mërkurën prej orës 16:00 do t'i fillojë përgatitjet për ndeshjet kualifikuese të Kupës Uefa-së, ndeshje këto që do të startojnë më 17 korrik.
Megjithatë, për të pasur një prezantim sa më dinjitoz në arenën ndërkombëtare, drejtuesit e klubit të Milanos janë duke përkujdesur që në radhët e tyre të sjellin lojtarë sa më cilësorë. Edhe pse ata nuk deshën të japin hollësi, se cilët futbollistë do të përforcojnë Milanon, "Lajm" merr vesh se pranë marrëveshjes me "kuqezinjtë"e Kumanovës është edhe qendërmbrojtësi i Prishtinës dhe njëri nga lojtarët më të mirë të këtij klubi, Visar Berisha.
Ky i fundit pritet që t'i bashkohet skuadrës kumanovare qysh në stërvitjen e parë (të mërkurën). Ndryshe, shorti për ndeshjet eliminatore do të hedhet më 1 korrik, në Nyon të Zvicrës, ndërsa në hedhjen e shortit do të marrë pjesë kryetari i KF Milanos, Bajrush Veliu. Ai thotë se skuadra e tyre ndeshjet e Kupës Uefa do t'i luaj në stadiumin e tyre në Kumanovë.