Hila: Z.Zheji të na kërkojë falje publike

14/05/2005 Kënga “Nëser shkoj” me kompozitor Adrian Hilën dhe autor teksti Pandi Laçon, do të shkojë në Festivalin Evropian pa asnjë pengesë ligjore, por autorët e saj nuk do ta shoqërojnë nëse RTVSH nuk i kërkon ndjesë publike; Padi gjyqësore do të ngrihet për marrëdhëniet mes autorëve të këngës dhe RTVSH; krijuesit kërkojnë që TVSH mos të jetë më pronar i krijimtarisë së tyre
Nëse RTVSH nuk u kërkon ndjesë publike dy autorëve të këngës “Nëser shkoj”, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, ai vazhdon akoma të shkelë kontratën.
Kjo konkretisht ka të bëjë me shpërblesën e veprimtarive mbi promocionet që po organizon TVSH-ja për këngën. Por, sipas kompozitorit Adi Hila, nga situata e ngrirë e para tri ditëve, asgjë nuk ka ndryshuar. Deri tani duket sikur palët po negociojnë nëpërmjet mediave.
“RTVSH ende nuk ka reaguar për shkeljet që ka bërë. Të paktën duhet të na thonin se e kuptojnë gabimin. Duam gjithashtu që ata të na kërkojnë ndjesë publike”, ka thënë dje për gazetën “Metropol”, kompozitori Hila.
Sa për këngën, paraqitjen e saj në Eurovizion, nuk do të ketë pengesa ligjore. Ledina Çelo do të këndojë në Festivalin Evropian. Ndërsa nisja e dy autorëve së bashku me ekipin e RTVSH për në Kiev, varet pikërisht nga ajo “ndjesa publike” që kërkohet. Në të kundërt, “Ledina mund të shkojë në Festival, por jo ne si autorë. Këngën nuk e pengojmë”, thotë Hila.
Nga ana tjetër, dje në një intervistë për ”Metropol”, drejtori i RTSH-së, Gëzim Podgorica, është shprehur se, autorët e këngës do të paguhen deri në një për të gjitha faturat shpenzuese që kanë bërë autorët e këngës, duke përfshirë dhe fushatën promocionale të këngës. Kjo është pika e dobët ku ka ngecur konflikti midis RTVSH dhe palës Hila-Laço, duke kaluar tani telashin më të madh që plasi para dy ditësh; kur kërcënohej mospjesëmarrja shqiptare në Eurovizion. Ndërsa pretendimet e autorëve të këngës për shkelje të kontratës, nga ana e RTSH, siç duket është më shumë një mësim për këtë institucion “baba” të televizioneve, me qëllim që të zenë mend në transperancën e bashkëpunimit. Në këtë rast, kompozitori Hila thotë se padia që do të ngrenë nuk ka të bëjë tani me pengesën e këngës për në Festivalin Evropian, por me marrëdhëniet midis tyre si autor dhe RTVSH-së.
Duke treguar gishtin për nga gjyqi, pala e autorëve mendon se vetëm në këtë mënyrë mund të ndikojë në zhbërjen e traditës RTVSH, në vjedhjen dhe pronësimin e këngëve që fitojnë festivalet, duke konkurruar më tej në festivale evropiane.
Por këtë ngërç ende nuk e kupton drejtori Podgorica, i cili u shpreh se nuk po e kupton këmbënguljen e gjatë të dy autorëve të këngës. Kurse për përgjigjen e asaj “ndjesës publike”, Podgorica thotë se mediat ishin komunikimi dhe nevoja për ta zgjidhur situatën me qetësi. Pra, në një farë mënyre, u ka kërkuar autorëve “ndjesë publike” nëpërmjet gazetave.
Hila: Ende nuk kemi marrë asnjë ftesë negocimi nga RTVSH, kërkojmë të na njihet pronësia e krijimtarisë sonë nëpër festivale; duam që z.Zheji të kuptojë gabimin dhe të na kërkojë ndjesë publike
Podgorica: Nuk dijmë tani se për çfarë t’u kërkojmë falje dy autorëve; Veprimi i tyre ka një faturë shumë të rëndë; nuk e kuptojmë akuzën e tyre, pasi ne do t’i paguajmë për çdo shpenzim të bërë për këngën; gazeta është ndjesa publike që u bëjmë autorëve.
Debati, krijuesit i kërkojnë RTVSH të heqë dorë nga pronësia e këngëve
“RTSH përfiton të gjitha të drejtat sipas kësaj kontrate, përkundrejt çmimit 6 mijë euro”. Kjo është kontratë e cilësuar “aneksi 1” ndërmjet tri palëve mbi këngën “Nesër shkoj”, të kompozuar nga Adrian Hila, autor teksti Pandi Laçon dhe kënduar nga Ledina Çelo. Me këtë të drejtë blerjeje dje, Podgorica është shprehur se tani kënga është pronë e RTVSH, pasi është blerë nga licensuesit që në këtë rast janë pala Hila-Laço. Mbi bazën e kësaj kontrate, RTVSH ka të drejtë që të përfaqësohet në Festivalin Evropian. Ky problem është menduar që mund të shkojë në një proces gjyqësor dhe për këtë arsye EBU mund të nxirrte pengesa për pjesëmarrje në Evropian. Por kompozitori Hila është shprehur dje se në këtë pikë nuk do të ketë pengesa. Por, ajo që kërkojnë krijuesit tani është shkëputja e pronësisë së këngëve fituesve nga RTVSH-ja.
Në këtë rast përfaqësimi i tyre nëpër festivale evropiane të jetë i lirë, pa mbikëqyrës zyrtar, siç po ndodh prej dy vitesh me këngën fituese të festivalit. Por, ndërkohë, Podgorica është shprehur se ndërmjetësimin e tyre me këto evenimente mund t’i realizojë vetëm RTVSH, si urë lidhëse. Por kjo për autorët tanimë nënkupton “skllavërim” të plotë nën diktatin e Televizionit Publik Shqiptar.