Hilari Clinton nxit Malin e Zi për anëtarësimin në NATO
UASHINGTON - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton deklaroi se SHBA nxit Malin e Zi t'i bashkohet NATO-s. Pas bisedimeve me kryeministrin malazez, Milo Gjukanoviç, Clinton përgëzoi vendin e vogël ballkanik për marrjen e statusit të Planveprimit për Anëtarësin (MAP) brenda NATO-s dhe garantoi mbështetjen amerikane për Malin e Zi si pjesë integrale e aleancës më të fuqishme ushtarake të botës. Gjukanoviç falenderoi mbështetjen amerikane për integrimin euroatlantik të vendit të tij. ''Besoj se Mali i Zi do të jetë vendi i ardhshëm anëtar i NATO-s'', tha Gjukanoviç. (d.b/BalkanWeb)