E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja heqin cmimin fitues fotografit, fotografoi ujkun e gabuar

LONDER-I ikin nga duart 10 mijë euro të titullit si “Fotografi më i mirë i vitit për kafshët e egra”. José Luis Rodriguez kishte fituar një nga cmimet më të lakmuara nga fotografët e kafshëve. “Wildlife Photographer of the Year Award”, dhënë nga Muzeu Britanik Historik i Natyrës ku konkurroi mes 94 shteteve me 43 mijë fotografi të dorëzuara. Imazhi i ujkut që me sy të ndritur dhe dhëmbë gati të kafshojnë qe po kapërcen një gardh, jurisë i është dukur si perzantimi më i mirë mes fotove të shumta për kafshët. Kjo për faktin se dhe fotoja ishte bërë nga afër dhe kafsha ishte kapur në blic në momente vërtet të egra. Por, cmimi u anullua, jo se fotoja ishte montazh, sic dyshuan shumica, por fotoja nuk ishte as e vërtetë. Juristët filluan kërkimet dhe zbuluan se Rodriguez nuk kishte fokusuar një kafshë të egër që jeton në kushte të egra dhe ushqehet si e egër. Jo fotgrafi kishte fotografuar një ujk Siberian shtëpiak. Kaq duhej dhe mediat kanë bërë humor duke cilësuar se Rodriguez ka fotografuar më saktë një qen cirku ose pak më shumë se kaq. Pas kërkimesh të shumta juristët e muzeut që dyshonin për ujkun gjetën dhe emrin e kafshës. Ujku quhet Ossian, është rracë Siberian dhe jeton në një park natyral në Madrid. Kafsha personalisht nuk mund të dëshmojë por juristët provuan se Ossian mud tu bindej disa ushtrimeve dhe duke ia bere keto ushtrime realizuan pikërisht foton që Rodriguez kishte realizuar për të konkurruar. Doli që fotografi gënjeu se kishte fotografuar një kafshë, se kishte ndjekur prej kohësh gjurmët e saj që vështirë të kapej në zonat e banuara. Sipas juristëve fotografi ka gënjyer duke shkelur gjithë rregullat e mundshme të vëna për fotografët në konkurs. Mediat edhe pse kanë dashur të kontaktojnë me fotografin, por pa sukses, kanë mësuar prej tij vetëm se “nuk kam gënjyer, dhe se nuk do guzoja kurrë të përdorja një ujk shtëpiak për konkurs”. Gjithsesi historia ka një moral. Përpara se të bëhesh fotograf i mirë i natyrës, duhet të studiosh mirë kafshët dhe dallosh rracat e ujqërve e më pas të gënjesh. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›