E Diel, 1 Nëntor 2026

I grabitën një shtetase 1 milion lekë, dy në pranga

Ngjarja ndodhi në qytetin e Përrenjasit, kur dy personat kanë hyrë në dyqanin e shtetases D.Sh, 45-vjeç, duke i marrë asaj shumën e lartëpërmendur. Në pranga për këtë ngjarje, kanë rënë shtetasit Fatjon Arif Spahiu, 37-vjeç, lindur e banues ne lagjen Nr. 7 Laprakë Tiranë dhe Alfred Haxhi Harizi, 40-vjeç, lindur e banues ne Tirane rruga Vasil Shanto.Arrestimi i tyre i bë rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 65.000 leke të reja dhe 1950 Euro.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›