Greqi, fermeret nuk heqin dore nga protestat
ATHINE- Fermerët që mbajnë grevë në Greqinë Veriore refuzojnë të heqin bllokadat pavarësisht apeleve të Qeverisë për dhënien fund të protestave.Fermerët vazhdojnë bllokim të rrugëve. Autostrada Egnacia mbetet e mbyllur, kurse mbrëmë vetëm gjysmë ore është hapur vendkalimi kufitar Promahon-Kulla që të munden të kalojnë kamionët që bartin produkte ushqimore. Protestat e fermerëve vazhdojnë edhe në rajonin Tesalias, në Greqinë Qendorore, si dhe është bllokuar edhe lëvizja drejt Kavallës. Media maqedonase informon se sot në mëngjes janë hapur vendkalimet kufitare Ormenion-Kapiten Petko dhe Eksohi-Ilinden në kufi me Bullgarinë.(s.g/BalkanWeb)