E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Elbasan, humb jetën një 31-vjeçar

Policia e Elbasanit tha në komunikatën e saj, se viktima është shtetasi Edison Pali Kristo, 31-vjeç, i cili i ka prerë rrugën makinës së drejtuar nga Hyqmet Boja, 53-vjeç, tashmë i arrestuar.Sipas policisë, menjëherë në vendin e ngjarjes janë dërguar ekspertë të hetimit, ku rezulton se viktima i ka dalë me shpejtësi para makinës tip Kamion të 53-vjeçarit, duke mos i lënë mundësi të manovronte. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›