E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasaportat jugosllave ende të vlefshme

Serbia ka njoftuar zyrtarisht Shqipërinë se pasaportat jugosllave do të jenë të vlefshme deri në fund të vitit 2011. Zv/ministrja e Jashtme, Edit Harxhi, tha sot se ambasada serbe në Tiranë ka njoftuar zyrtarisht palën shqiptare për këtë vendim.
 

Më parë Serbia kishte njoftuar se këto pasaporta kishin dalë jashtë përdorimit. Për këtë arsye, rreth 100 qytetarë nga Kosova, mbajtës të këtyre pasaportave, u ndaluan pak ditë më parë në portin e Durrësit që të kalonin kufirin drejt Italisë.
Zonja Harxhi tha për BBC-në se vendimi i ri i palës serbe ka hyrë në zbatim që nga dita e martë, duke hequr pengesën për qytetarët nga Kosova dhe nga Serbia, mbajtës te pasaportave jugosllave.
 

Serbia, por edhe Kosova kanë në qarkullim dokumente të reja të identifikimit, pas ndryshimeve të fundit gjeo-politike në rajon.
Ditët e para të vitit kanë shënuar rritje të kalimeve të kufirit nga emigrantët, në disa raste dhe radhë të gjata, sidomos në Portin e Durrësit, ku në një ditë shënohen 10 mijë dalje të emigrantëve. Shtim të fluksit të kalimeve ka dhe në pikat kufitare me Greqinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›