Hilari mendon te largohet
Hilari Klinton po mendon te lere garen per ne Shtepine e Bardhe, pasi rrezikon te humbase zgjedhjet paraprake edhe ne Nju Hampshire, qe do te mbahen sot. Lajmin eshte bere publik nga "Drudge Report", nje uebsajt mjaft i njohur per hapesiren qe u kushton thashethemeve dhe prapaskenave politike ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Por ishte pikerisht "Drudge Report", qe raportoi nder te paret skandalin mes ish- presidentit Bill Klinton dhe Monika Levinskit. Agjencia shpjegon se Hilari nuk mund te perballoje nje humbje te dyte, ndaj po mendon te largohet, vecanerisht pas rezultateve te sondazheve te fundit. Sipas sondazhit te "Gallup International", te publikuar ne te perditshmen "USA Today", senatori i Ilinoisit, Barak Obama, ndodhet ne avantazh me 13 pike kundrejt rivales se tij Klinton. Obama, i cili pretendon te behet presidenti i pare afrikano-amerikan i Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe fitoi zgjedhjet paraprake te se enjtes ne Iwoa, pritet te korre nje fitore te kenaqshme edhe neser ne shtetin e Nju Hampshire. "Drudge Report" thote se pas ketij shteti, vendimtare do te jene edhe zgjedhjet paraprake ne Karolinen e Jugut dhe ne Nevada. Hilari nuk mund t'ia lejoje vetes nje diference me te madhe se 10 pike ne keto tre shtete, e nese kjo do te ndodhte, do te ishte nje turp i madh per ish-Zonjen e Pare dhe nje dem shume i madh qe do te ndikonte ne financimin e fushates se saj elektorale. Qe tani, keshilltaret e Klinton jane te percare: disa prej tyre jane te bindur se senatorja duhet te vazhdoje te luftoje te pakten deri ne muajin shkurt, ndersa te tjeret sugjerojne terheqjen e menjehershme, duke pare situaten aktuale, ne menyre qe te evitohen humbje te tjera te turpshme. Por vete Hilari duket e vendosur. Menjehere pas publikimit te lajmit ne "Drudge Report", permes nje deklarate ne rrjetin "Cbs", ajo ka thene se, cfaredo qe te ndodhe neser ne Nju Hampshire, do te vazhdoje te qendroje ne gare deri me 5 shkurt, kur do te kene votuar pjesa me e madhe e shteteve amerikane. "Kam menduar gjithnje se do te ishte nje gare e veshtire dhe jam e gatshme per gjithcka", - eshte shprehur Klinton. Ne vetem tri dite pas fitores ne Iwoa, efekti Obama eshte bere shume i ndjeshem, me nje avantazh prej 13 pikesh. Sipas "Gallup", senatori me ngjyre gezon 41 per qind te votave, ndersa Hilari ka zbritur nga 32, ne 28 per qind. I treti renditet ish-senatori i Karolines se Veriut, Xhon Eduards, me 19 per qind. Ndersa ne kampin e republikaneve duket se nuk ka surpriza. Favoriti ne gare vazhdon te jete senatori i Arizones, John McCain, me 34 per qind. Ne vend te dyte ndodhet ish-guvernatori i Masacusets, Mitt Romney, dhe ne vend te trete ka mbetur fituesi ne Iwoa, Mike Huckabee.