E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tension SHBA-Iran

Tensionohen edhe me shume marredheniet mes Iranit dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes. CNN njofton se luftanijet amerikane per pak sa nuk hapen zjarr kunder anijeve iraniane gjate kesaj fundjave. Incidenti ndodhi ne Ngushticen e Hormuzit, ne Gjirin Persik, pas nje sere provokimesh "agresive" nga 5 anije, qe mesa duket u perkasin Rojeve Revolucionare Iraniane. Zyrtare amerikane kane konfirmuar se mjetet sulmuese iu afruan luftanijeve amerikane ne ujerat nderkombetare, duke provokuar ushtrine amerikane. Teherani zyrtar ka hedhur poshte incidentin. Permes nje deklarate per shtyp, Ministria e Jashtme iraniane konfirmoi episodin e ndodhur, por duke e pershkruar si nje manover rutine te anijeve iraniane. Por per Uashingtonin, ngjarja eshte shume me serioze, dhe autoritetet amerikane kane vendosur te marrin masa per t'u kunderpergjigjur nese nje gje e tille ndodh serish. "Incidenti i provokuar nga iranianet ishte mjaft armiqesor dhe Uashingtoni eshte gati te perballet me Iranin, nese ai do te kryeje veprime te tjera armiqesore kunder SHBA-ve dhe aleateve te tyre", - ka thene zedhenesi i Departamentit Amerikan te Shtetit, Shon Mekormak. Nje tjeter zyrtar amerikan e ka quajtur kete provokimin me serioz deri me sot nga Irani. Sipas tij, kapiteni i njeres prej luftanijeve amerikane ishte shume prane dhenies se urdhrit per te hapur zjarr, kur mjetet lundruese iraniane u kthyen mbrapsht. Cmimet e naftes pesuan rreth 30 per qind rritje, duke arritur ne 98 dollare per fuci menjehere pas incidentit. Ngjarja ndodhi vetem pak dite perpara vizites se presidentit amerikan Xhorxh Bush ne Lindjen e Mesme. Shefi i Shtepise se Bardhe do te udhetoje neser drejt ketij rajoni, ku Irani do te jete nje nder temat kryesore te bisedimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›