E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kujtohen per Altinen

FIER- Altina Tomorri, qe u dogj disa muaj me pare ne perpjekje per te shpetuar disa persona qe rrezikoheshin nga zjarri ne Greqi, u dekorua dje me titullin "Qytetare Nderi". Pas propozimit te kreut te shtetit, Bamir Topit, gjate paradites se djeshme kreu i komunes se Krumes, Safet Ruko, shoqeruar edhe nga anetare te keshillit te komunes, vizituan shtepine e bashkeshortit te Altines, te cilit i dorezuan edhe titullin per nder te saj. Ne prani te bashkeshortit, femijeve dhe familjareve te Altines, Ruko ngushelloi fillimisht per humbjen e 33-vjecares, por ne te njejten kohe u kerkoi te pranishmeve te ndihen krenare per humbjen e Altines, qe vdiq ne perpjekje per te shpetuar jete njerezish. Certifikata per nderimin e saj me titullin "Qytetare Nderi" mban numrin 30 te dates 29 tetor 2007, me motivacion "Per kontributin deri ne vetemohim per shpetim njerezish ne Greqi". Qeveria shqiptare i dorezoi me 29 dhjetor 2007 familjes se Altines shumen prej 10 milione lekesh te vjetra. Pas marrjes se titullit, familjaret e Altines pohuan per "Korrierin" se "ndihen krenare qe kane rritur nje vajze trimereshe dhe se kujtimi i saj do te mbetet gjithmone i paharruar ne zemrat e tyre". Edhe dy femijet e saj kujtuan te perlotur castet e fundit kur kishin afer nenen e tyre. Altina Tomorri, 33 vjece, nene e dy femijeve, banore e fshatit Velmish ne komunen Strume, gjeti vdekjen ne fshatin Aeropolis te Greqise, teksa shkoi per t'u ofruar ndihme dy anglezeve dhe pronarit te saj grek. Ajo ishte e punesuar ne nje hotel te fshatit dhe shkoi me vrap per te dhene ndihme, kur degjoi thirrjet e personave rrezik. R. Saraci

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›