E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvleresim shokues i Euro-s

Leku shqiptar pesoi dje nje fuqizim te papritur ne kurriz te monedhes europiane Euro, duke e shokuar tregun vendas dhe duke ngritur shume pikepyetje per kete kercim te befasishem. Ky fuqizim ndodhi pikerisht atehere kur pritej me pak.
Mendohej se ardhja e emigranteve per festat e fundvitit do te ulte vleren e euros, sic ndodh cdo vit por nje tjeter faktor ka shkaktuar nje efekt te kundert. Disa eksperte thone se ky efekt ndodhi per shkak se Korporata Elektroenergjitike shqiptare eshte duke thithur sasi te medha eurosh nga tregu, kryesisht bankat. Per kete arsye, 1 euro nga 122 leke qe shkembehej nje deri ne dy dite me pare, dje eshte shkembyer me 123.55 leke. Kjo ka sjelle edhe zhvleftesim te lekut dhe ka hedhur nje gur me shume ne inflacionin qe ka nje tendence rritese.
Ne fakt bankat qe kishin kerkese nga KESH per dhjetera milione euro nisen te terheqin nga tregu me cmime gjithnje e me te medha sasite e euros ne qarkullim.
Burime te besueshme flasin se nje nga bankat kryesore ne vend ka terhequr sasi te medha eurosh ne kete operacion financiar ne ndihme te Korporates Elektroenergjitike e cila mesa duket duhet te kryeje pagesat e sasive te energjise se importuar kohe pas kohe prej saj.
Tendenca shtrenjtuese e euros ne tregun vendas pritet te vijoje edhe ne ditet ne vazhdim si pasoje edhe e ndikimeve te jashtme financiare, kur euro po fiton mjaft terren edhe ndaj dollarit amerikan i cili ka marre tatepjeten prej kohesh.
Banka e Shqiperise shpesh here ka rritur normen e interesit te lekut per te rritur vleren e tij por edhe per te stopuar nivelin e inflacionit i cili per shume arsye kishte tendenca gjithnje ne rritje. Megjithate Banka e Shqiperise ka njoftuar shpesh se nje nga arsyet e rritjes se inflacionit eshte KESH me rritjen e cmimit te energjise. Por keto dite korporata ka ndikuar ne treg edhe me kerkesen e saj te madhe per valute, euro, per shlyerjen e energjise qe jo ka blere ne tregun nderkombetar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›