Vret te dashuren dhe me pas e gatuan
Nje ngjarje pazakonte ka tronditur Teksasin. Nje burre pasi vrau te dashuren e tij, e beri copa-copa dhe vendosi te haje disa pjese te trupit te saj. Kur agjentet e policise trokiten ne deren e amerikanit 25-vjecar Christopher Lee McCuin, gjeten kufomen e bere copash te se dashures se tij 21 vjece, Jana Shearer. Ndersa ne nje tigan ne kuzhinen e apartamentit, ata gjeten nje vesh te vajzes, qe mesa duket McCuin po e gatuante per ta ngrene me pas. Historia dritheruese ka ndodhur ne qytetin e vogel Tajler, ne Teksas. Sipas "Dallas Morning News", ishte vete McCuin, i cili njoftoi nderhyrjen e shpejte. Sipas policise, ai ishte krejt i qete dhe gjate telefonates pershkroi me detaje krimin e kryer, madje duke i thene operatores se 911-es se po gatuante ne ato momente te dashuren e tij. Policia dyshon se vajza, Jana Shearer, duhet te jete sekuestruar qe te premten, dhe thote se pjese te copetuara te trupit te saj te pajete u gjeten ne sediljet e pasme te nje fugoni, ne garazhin e baneses se McCuin. Ky i fundit akuzohet nga autoritetet e Teksasit, vec te tjerash, edhe per tentative vrasjeje ne drejtim te te fejuarit te ish-gruas se tij, person i cili ndodhet aktualisht i shtruar ne spital ne rrezik per jeten. Ndersa vete vrasesi, i cili edhe ne te kaluaren eshte arrestuar per agresion, ndodhet tashme prapa hekurave ne burgun e Kontese Smith, ne pritje te procesit gjyqesor. Ngjarja ka shkaktuar panik dhe tmerr mes banoreve te qytetit te vogel Tajler, ku banojne rreth 90 mije vete.