E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama:Paguani taksen e pastrimit

Akuza, qeveria anulloi tenderin e pastrimit. Bashkia premton se pastrimi do te zgjidhet me plan emergjence.
Kryebashkiaku Edi Rama i ka premtuar qytetareve te Tiranes, se gjendja kaotike ne pastrimin e kryeqytetit do te marre fund shume shpejt. Ai i eshte pergjigjur shqetesimit te ngritur nga qytetaret duke u shprehur se gjendja e renduar e pastrimit ka ardhur si rezultat i pamundesise per te lidhur kontratat e reja, kjo per shkak te anullimit arbitrar sipas tij nga ana e Agjensise se Prokurimit Publik te dy garave per zonen Perendimore. Rama i ka siguruar me tej qytetaret se Bashkia ne baze te ligjit, ka hapur nje procedure emergjence tenderimi e cila do te mundohet te zgjidhe sa me shpejt situaten e krijuar. Gjate deklarates per shtyp, Rama i ka kerkuar pushtetit ekzekutiv te mos behet pengese ne punet e bashkise, ashtu sic ndodhi kohes me pare me projektin e mbikalimit te Zogut te Zi. "Ne rast se jam angazhuar qe Tirana do te jete qyteti me i paster i Shqiperise ne vitin 2011, kjo nuk do te thote se Tirana nuk do te jete e paster sot, por kjo do te thote se ka disa nivele te cilesise se pastertise dhe niveli qe ne synojme dhe qe do te arrijme se bashku, eshte nivel i krahasueshem me vendet e tjera te Evropes. Nderkohe, sot jemi perpara nje emergjence dhe do ta zgjidhim duke kerkuar mirekuptimin e qytetareve, per shkak se sic e thashe, kjo erdhi si rezultat i nje nderhyrje proceduriale jashte nesh, qe ne gjykojme arbitrare dhe per te cilen do te shkojme edhe ne gjyq". Ne fjalen e tij kryebashkiaku eshte shprehur me tej se qytetareve u intereson zgjidhja dhe Bashkia do ta jape ate permes nje procedure emergjence, bazuar ne ligjin perkates e cila do te bej te mundur qe gjendja te stabilizohet brenda pak javesh. Ne fund Rama u ka kerkuar qytetareve te Tiranes te paguajne kontributin e pastrimit, pasi vetem ne kete menyre ata do te kene nje qytet brenda normave europiane te mjedisit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›