Hildebrand vazhdon me Schalken

Timo Hildebrand do të vazhdojë të mbrojë për Schalken. Klubi gjerman e ka zyrtarizuar vazhdimin e kontratës me portierin gjerman.
Me këtë rast, 33 vjeçari, të cilit i skadonte kontrata këtë verë, e rinovoi atë deri në qershor të vitit 2014.
“Jam i lumtur që do të vazhdoj të luaj këtu”, ka thënë portieri gjerman.
Më parë, ish përfaqësuesi gjerman kishte luajtur edhe në Stuttgart, ku e kaloi pjesën më të madhe të karrierës, pastaj në Valencia, Hoffenheim, Sporting Lisbonë.