Hillari Klinton mbërrin në Kinë

Sekretarja amerikane e Shtetit sëbashku me kolegun e saj të Thesarit, Timothy Geithner, janë mes dhjetëra zyrtarëve të lartë që do të takohen në Pekin për sesionin e përvitshëm të Dialogut Strategjik dhe Ekonomik. Në këtë takim do të diskutohen agjenda të rëndësishme, përfshirë zhvlerësimin artificial të monedhës kineze, mosmarrëveshjet lidhur me të drejtat e autorit dhe se sa do të ndihmojë Kina në frenimin e ambicieve bërthamore të Iranit si dhe në ndalimin e programit të armëve bërthamore të Koresë së Veriut.
Por ikja nga arresti shtëpiak i avokatit të verbër, Chen Guangcheng, dhe strehimi i tij në ambasadën amerikane kanë ulur shanset për marrëveshje të rëndësishme mes dy superfuqive. Të dy shtetet po punojnë në heshtje për zgjidhjen e çështjes së aktivistit. As administrata Obama dhe as zyrtarët kinezë nuk kanë dhënë asnjë deklaratë lidhur me këtë çështje.
''Pekini dhe Uashingtoni kërkojnë ta zgjidhin këtë çështje të nxehtë para fillimit të diskutimeve dypalëshe dhe të negociojnë një marrëveshje që i mundëson Chen Guangcheng të largohet nga Kina për në SHBA sëbashku me familjen'', kofirmoi sot Bob Fu, nga organizata kristiane “China Aid”, me bazë në Teksas./Start/
2012-05-02 09:53