E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hillary Clinton nis turin ne Algjeri dhe Ballkan

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, është nisur për turin e saj në Algjeri dhe në Ballkan. Departamenti amerikan i shtetit, ka bërë të ditur se Clinton, të martën në Algjeri, do të takohet me presidentin e vendit, pasi Algjeria ka kufi të përbashkët të gjatë me Malin, ku ekstremistët dhe grupe kryengritëse e kanë marrë kontrollin ndaj një pjese të madhe të veriut, pas një grushtshteti në muajin mars. Nga Algjeria, Hillary Clinton, niset për në Bosnjë Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë, “për të demonstruar interesin e fuqishëm të Shteteve të Bashkuara dhe mbështetjen për të ardhmen në komunitetin evro-atlantik”, thuhet në njoftimin e Departamentit amerikan të shtetit. Në turneun ballkanin, zonjës Clinton i bashkohet edhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton. Turneun në Ballkan, zonja Clinton e përfundon me vizitat në Kroaci dhe Shqipëri, që në vitin 2009, u anëtarësuan në NATO.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›