E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tsunami godet Hawai pas termetit ne Kanada

Një cunami me dallgë të lartësisë rreth një metër ka goditur shtetin amerikan Havai, pas një tërmeti, që mbrëmë vonë, kishte tronditur bregun perëndimor të Kanadasë. Rreth 100 mijë njerëz kanë lëvizur brenda Havait,  në pritje të cunamit, i cili ishte më i vogël se sa parashikohej. Megjithatë, janë të mundshme valë të tjera, por alarmi për cunami në këtë shtet është tërhequr, duke u shndërruar në paralajmërim. Tërmeti me intensitet 7.7 shkallë, që i goditi ishujt British Columbia në Kanada, është pasuar edhe nga disa dridhje të tjera. Paralajmërimi për cunami është dhënë edhe për pjesën veriore të Kalifornisë dhe për Oregon, në Shtetet e Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›