E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Ukrainë po zhvillohen zgjedhjet parlamentare

Në Ukrainë u zhvilluan parlamentare, në të cilat zgjedhën 450 deputetë.

Analistët presin që partia në pushtet e presidentit Viktor Yanukovich, Partia e Rajoneve, do ta mbajë shumicën në parlament, me gjithë pakënaqësinë në rritje në opinion ndaj qeverisë lidhur me politikat për tatime dhe pensionistë dhe për dështimin e saj që ta ndalë korrupsionin.

Liderja opozitare në burg, Yulia Tymoshenko, ka kërkuar nga votuesit që të mos votojnë për partinë e Yanukovichit, pasi, sipas saj, në Ukrainë do të ketë “diktaturë” nëse ai fiton.

Partia e Atdheut e Tymoshenkos garoj për vota edhe me partinë UDAR të kampionit botëror në boks, Vitaly Klitchko, i cili ka premtuar çrrënjosjen e korrupsionit në Ukrainë, që ka 46 milionë banorë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›