E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hillary Clinton uron presidenten e Kosovës, Jahjaga

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton i ka dërguar një mesazh urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e zgjedhjes së saj në krye të vendit.
 

Në mesazhin e urimit thuhet: “Urime për zgjedhjen tuaj si presidente e Republikës së Kosovës. Si femra e parë udhëheqëse e shtetit në hapësirat e ish-Jugosllavisë, udhëheqja e juaj pa dyshim do të inspirojë gra dhe vajza në tërë regjionin dhe do t`i tregojë tërë botës vlerat demokratike dhe tolerancën që shteti juaj i ri i ka përqafuar”.
 

Më tej, Clinton në mesazhin e urimit shprehet “ E kujtoj me dashuri takimin tonë në Prishtinë vitin e kaluar. Me padurim pres që të punoj me ju në përmirësimin e rolit të femrës në regjionin e Ballkanit dhe të vazhdojmë përpjekjen tonë të përbashkët për të forcuar qeverisjen e Kosovës, që ta vendosim sundimin e ligjit në tërë shtetin dhe ta zgjerojmë njohjen ndërkombëtare të Kosovës”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›