Hillary Clinton uron shqiptarët për Pavarësinë: Përfundoni reformat
SHBA- Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka dërguar një mesazh urimi me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Gjatë një konference për mediat, ajo është shprehur se Shqipëria është mik i SHBA-ve dhe partneriteti mes dy vendeve do të vijojë edhe në të ardhmen.
Por, numri një i diplomacisë amerikane, ka thënë se demokracia në vend mund të forcohet vetëm nëse do të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe miratohen reformat e kërkuara nga BE-ja.
“Që nga themelimi i një republike demokratike, Shqipëria ka bërë përparime të mëdha përpara. Sot, Shqipëria është e gatshme të konsolidojë ato fitore dhe të integrohet në një Evropë që është e tërë, e lirë dhe në paqe. Por kjo kërkon miratimin e reformave të mbetura tani, dhe kryerjen e zgjedhjeve të lira dhe transparente parlamentare pranverën që vjen, forcimin më tej të demokracisë dhe modernizimin e Shqipërisë kështu që t’i përgjigjet nevojave të popullit shqiptar”,- ka thënë Clinton.
/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: