E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapitull i ri për Greqinë, miratohet ndihma si test kredibiliteti për Euron

Bruksel- Ministrat e Financave të Eurozonës dhe FMN-ja kanë arritur një marrëveshje mbi një plan urgjentisht të nevojshëm për borxhin e Greqisë.

Ata kanë rënë dakord për të ulur borxhet nga 40 miliardë euro ($ 51bn; £ 32bn) dhe kanë shtruar rrugën për lirimin e këstit tjetër të kredive prej 44 miliardë euro.

Kryeministri grek Antonis Samaras përshëndeti marrëveshjen, duke thënë se “një ditë e re fillon për të gjithë grekët”.

Aksionet aziatike u rriten në me të lajmeve për marrëveshjen. Euro ka arritur nivelin më të lartë ndaj dollarit që nga 31 tetori, deri rreth 0.3% në 1,3010 $.

Zhbllokimi erdhi pas më shumë se 10 orë bisedimesh në Bruksel. Ai ishte takimi i tretë në eurozonë në dy javë mbi Greqinë. Marrëveshja hap rrugën për mbështetjen për bankat e Greqisë dhe do të lejojë qeverinë të paguajë pagat dhe pensionet në muajin dhjetor.

Udhëheqësi i grupit të ministrave të Financave të Eurozonës, Zhan-Klod Junker, tha se Greqia do të marrë këstin e ardhshëm të parave të gatshme më 13 dhjetor. Greqia ka pritur që nga qershori për këstin, për të ndihmuar ekonominë e saj në borxhe të thella që të mos falimentojë.

Kreu i Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Mario Draghi tha se bailoti “do të forcojë besimin në Evropë dhe në Greqi”. Nga ana e tij, Z. Juncker tha se marrëveshja s’ka pasur vetëm implikime financiare.

“Kjo s’është e lidhur vetëm me paratë. Ajo është premtimi për një të ardhme më të mirë për popullin grek dhe për zonën e euros si një e tërë”. Huadhënësit ndërkombëtarë të Greqisë kanë rënë dakord për të marrë hapa për të zvogëluar borxhet e vendit, nga një 144%, në 124% të prodhimit të brendshëm bruto deri në vitin 2020.

Këto përfshijnë uljen e normës së interesit për kreditë në Greqi dhe kthimin e 11 eurove në Athinë nga BQE-ja përmes blerjeve të obligacioneve të qeverisë greke. Ministrat kanë rënë dakord edhe për të ndihmuar Greqinë për të blerë bono të veta nga investitorët privatë.

Deri tani BQE-ja, FMN-ja dhe Komisioni Evropian kanë premtuar një total prej 240 miliardë euro kredi shpëtimi, nga të cilat Greqia ka marrë rreth 150 miliardë euro. Në kthim, Greqisë i është dashur të imponojë disa raunde të masave shtrënguese dhe të paraqesë për shqyrtim ekonominë e saj.

Komisioneri i Bashkimit Europian për çështjet ekonomike dhe monetare, Olli Rehn, tha se ishte e rëndësishme që një marrëveshje ishte arritur. ”Për eurozonën ky ishte një test i vërtetë i kredibilitetit tonë, për aftësinë tonë për të marrë vendime për çështjet më sfiduese”,-tha ai duke shtuar: “Dhe kjo ishte një provë që ne thjesht nuk mund të përballojë dështimet”.

Dorina Bilbili/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›