Takohen në Portugali ministrat e mbrojtjes së vendeve të NATO-s
Liderat e mbrojtjes së 28 vendeve anëtare të NATO-s janë takuar në Portugali për të bërë një bilanc mbi progresin e operacioneve ushtarake në vendet ku NATO jep kontributin e saj, duke përfshirë këtu edhe operacionet në Afganistan.
Gjithashtu në këtë takim janë diskutuar edhe strategjitë mbi operacionet ushtarake që do të zhvillohen në të ardhmen.
Takimi do të jetë dy-ditor, pas përfundimit të këtij organizimi ministrat e mbrojtes do të dalin me deklaratat e tyre në lidhje me rezultatet e takimit.
Sfida më e madhe me të cilën po përballet në këtë moment aleanca e NATO-s është terrori në Afganistan, kur nga një sulm terrorist mbetën të vrarë 6 ushtarë italian.
NATO ka nxitur projektet e bashkëpunimit mes SHBA-së dhe Rusisë, kjo organizatë ka bërë thirrje për një punë të përbashkët të sistemeve të mbrojtjes raketore, pasi Uashingtoni anuloi një sistem anti-raketë i cili ishte planifikuar të ndërtohej në Çeki. Megjithatë dy supërfuqitë botërore kanë një varg mosmarrveshjesh përsa i përket zgjerimit të aleancës së NATO me vendet e lindjes si Gjeorgjia apo Ukraina.
Udhëheqësit e NATO-s deklaruan në samitin e vitit të kaluar se Ukraina dhe Gjeorgjia do të bëhen një ditë anëtarë të aleancës.