E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hillary falënderon drejtorin e BKUK’së

Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, i dërgoi një letër falënderimi drejtorit të Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, Sali Bashota, për pritjen e organizuar në këtë institucion gjatë vizitës së saj në Kosovë, në tetor të vitit të kaluar. Nga Express më 08 shkurt 2011 në ora 13:45

“Ju falënderoj për mikpritjen dhe takimin e organizuar në Bibliotekën tuaj, me rastin e vizitës sime në Prishtinë. Isha shumë e lumtur të komunikoj me studentë, gra udhëheqëse dhe me shoqërinë civile në Bibliotekën tuaj të bukur, në të cilën diskutuam çështje të rëndësishme për kosovarët.

Gjithashtu, dëshiroj t’ju falënderoj për dhuratën tuaj të mrekullueshme, simbolin e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, i cili do të më shërbejë gjithnjë si kujtim i paharruar i udhëtimit tim”, thuhet, mes tjerash, në letrën e sekretares amerikane.

Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës ka një bashkëpunim të frytshëm me Ambasadën e ShBA’ve në Prishtinë, i cili kontribuon në vazhdimësi në zhvillimin dhe afirmimin e institucionit më të lartë bibliotekar të Kosovës - në shumë drejtime dhe në shumë projekte të përbashkëta.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›