Tiranë, i moshuari vret gruan me çifte
Një i moshuar 79-vjeçar banues në zonën e Sharrës në Tiranë, vrau dje me çifte gruan e tij 76 vjeçe.
Dashamir Biçaku
Autori i krimit, Selman Lala konfirmohet se kishte konsumuar alkool për disa orë një natë para se të vriste gruan, ndërsa sipas hetimeve në momentin kur ka qëlluar për vdekje bashkëshorten me të cilën kishte shtatë fëmijë, i moshuari ka qenë në gjendje të papërgjegjshme. Sofie Lala, 76 vjeçe, ka vdekur në vend dje rreth orës 10:30, për shkak se u qëllua pas koke me çifte nga bashkëshorti i saj. Skena e krimit ka ndodhur në banesën e familjes Lala, në rrugën që shkon drejt varrezave në Sharrë të Kombinatit. I shoqi i viktimës, Selman Lala, ka qëlluar gruan e tij një herë të vetme pas një mosmarrëveshje ende të paqartë, për të cilën i moshuari nuk ka dhënë ndonjë shkak të mirëfilltë gjatë deklarimeve në polici. Gruaja kishte kërkuar ndihmë nga djali i saj, që ndodhej pranë shtëpisë duke punuar në pllakat e varrezave, në kohën që autori i vrasjes i kishte mbështetur asaj tytën e armës në qafë. Në kohën që djali, Ukë Lala po vraponte pas thirrjeve të nënës, zhurma e armës dhe saçmat e çiftes i kanë marrë jetën 76-vjeçares. Policia arrestoi menjëherë të moshuarin me akuzën e vrasjes, kryer me armë gjahu ndaj bashkëshortes së tij. Në cilësinë e provës materiale, hetuesit bllokuan çiften me të cilën është realizuar krimi. Policia tha se, krimi ka ndodhur në kushtet e mosmarrëveshjeve mes bashkëshortëve, të cilat siç duket nuk ishin marrë asnjëherë seriozisht nga të afërmit e tyre.
Grindja fatale
Sofie Lala sapo kishte hyrë në banesë, kur i shoqi e ka ndjekur nga pas duke i mbështetur në qafë tytën e çiftes se gjahut. Në këtë kohë djali i bashkëshortëve ishte duke punuar pranë shtëpisë. Pasi ka ndjerë tytën e armës vendosur pas koke, 76-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e djalit, duke i thënë se Selman Lala donte ta vriste. Mirëpo tashmë gjithçka kishte marrë një udhë të pakthyeshme. Pas disa fjalëve të këmbyera me bashkëshorten e tij, Selman Lala në gjendje tërësisht të dehur ka shkrehur armën, duke i marrë jetën të shoqes. Sipas policisë, bashkëshortët kanë pasur disa zënka jo serioze gjatë viteve të fundit, megjithatë ajo çka ka shkaktuar ngjarjen duket se ka qenë gjendja e dehur e autorit të krimit. Fëmijët disa herë i kishin kërkuar babait të tyre të frenonte përdorimin e alkoolit. Banorët e zonës thonë se pavarësisht veprimeve të 79-vjeçarit, Sofie Lala nuk e kishte braktisur kujdesin ndaj të shoqit. Të dielën në mbrëmje ajo kish këshilluar të shoqin të mos konsumonte alkool, por siç duket ai ka vepruar kundër dëshirës së saj. Ekspertiza gjeti menjëherë pas arrestimit sasi të mëdha alkooli në gjakun e autorit të krimit. Në kohën kur anëtarët e tjerë të familjes janë zgjuar për të nisur ditën e re, Selman Lala ka ndërprerë alkoolin dhe ka rënë në gjumë. Ai është zgjuar pak orë më pas, kur e shoqja ka hyrë në shtëpi për të marrë një mjet pune, që do ta çonte tek djali, i cili punonte aty pranë. Sapo gruaja ka hyrë në derën e shtëpisë, i shoqi ka nxjerrë armën dhe si e ka mbushur e ka vënë në shpatullën e së shoqes pranë qafës. “Ukë, Ukë, Selmani ka marrë çiften do të më vrasë”, është dëgjuar thirrja e viktimës drejtuar djalit të saj.
Banorët mallkojnë në rrugën ku ndodhi krimi
TIRANE - Rruga që të shpie në varrezat e Sharrës është mbushur me lule dhe pllaka të gatshme varresh, të nxjerra aty për t’u shitur në ditë vdekjesh. Çdo punishte apo ekspozues pllakash është vendosur thuajse në oborrin e ndonjë shtëpie. Në mes tyre është shtëpia e familjes Lala, ku ndodhi krimi i djeshëm, një ngjarje që përjetohet me habi nga banorët e zonës në rrugën e varrezave të Sharrës. Një grua e veshur me të zeza që kalon rastësisht aty dhe sapo ka mësuar ngjarjen e rëndë mallkon me zë dhe ecën drejt varrezave. “Të vraftë zoti të vraftë. Mos e pafsh pikën e hairit. Vrave njeriun që kujdesej për ty mor maskara”, shfren gruaja rreth të 60-ve. Një burrë që banon aty, thotë se ka i vjen sa çudi, por i është dukur po aq e papritur që Selmani të vriste Sofien. “Ajo ishte një grua e urtë, që s’mund të nxirrte asnjëherë qoftë edhe një fjalë të keqe nga goja. Mbeta e shokuar kur dëgjova, thotë një burrë që quhet Agron. Më tej, ai tregon se kishte qenë duke punuar, rreth 15 metra poshtë shtëpisë së Selmanit dhe sapo kishte lënë veglat pasi s’kishte drita. Ai tregon se dëgjoi zërin e gruas që thërriste të birin: Ukë, Ukë, Selmani ka marrë çiften do të më vrasë”. Sipas të njëjtit person, nuk zgjati shumë momente, ndërsa dëgjoi një krismë të thatë arme. “Ishte krismë e fortë dhe në fakt e thatë”, pohon Agroni, ndërsa shton se, menjëherë ma ndjeu zemra se diçka kishte ngjarë, por nuk u afrova. Më tej, ai pohon se vetëm 5 minuta më vonë kishte parë në rrugë, pranë shtëpisë së Ukës njerëz të mbledhur, që ulërinin mes tyre. Nuk zgjati shumë aty ia behu edhe policia. “Erdhën tre-katër makina të vogla, furgonë etj., dhe vendi aty u mbush plot, ndërsa mësova se Selmani, kishte vrarë Sofien”, tregon burri rreth 45-vjeçar. Policia ka rrethuar të gjithë zonën përreth dhe askush nuk lihej të lëvizte në rrugicën e ngushtë të varrezave. I moshuari është marrë në pranga, dhe është shpënë në një prej furgonëve të policisë që ndodheshin në rrugë pranë shtëpisë. Trupi i gruas së moshuar është marrë nga një autoambulancë për t’u përcjellë në morgun e Tiranës, pasi më parë ekspertët kishin kryer veprimet rutinë të këqyrjes së vendit të ngjarjes. d.b