E Diel, 1 Nëntor 2026

FSHF skuadra e Partizanit eshte e Xhanit

Partizani nuk do te zbrese serish ne fushe edhe ne javen e dyte te kampionatit te Kategorise se Pare por te pakten Komiteti Ekzekutiv i Federates Shqiptare te Futbollit ka marre vendimin per te mos e lene me ceshtjen pezull. Albert Xhani eshte njohur si administrator i shoqerise aksionere Partizani dhe ne kompeticion do marre pjese pikerisht skuadra e perfaqesuar nga Xhani dhe trajneri Neptun Bajko.

Drejtues te FSHF-se jane interesuar ne QKR rreth ceshtjes se shoqerise aksionare Partizani dhe shkresa e ardhur nga ky institucion sakteson se administratori i shoqerise Partizani eshte Albert Xhani qe ka edhe 60 te aksioneve. Keshtu edhe sipas asaj qe pohojne drejtuesit e Federates ne Kategorine e Pare eshte regjistruar shoqeria aksionere Partizani qe administrohet nga Albert Xhani. Ne fakt aksioneri tjeter Paro Laci shpresonte shume ne vendimin e ndermjetem te Gjykates qe kerkonte nga QKR ta njihte ate si administrator por nuk ka ndodhur keshtu.

E nderkohe qe pas ketij vendimi ceshtja konsiderohet e mbyllur Partizani ka kerkuar dhe ka siguruar edhe shtyrjen e ndeshjes se dyte te kampionatit kunder Lushnjes. Keshtu me Xhanin dhe me zero pike e me dy ndeshje me pak Partizani do te rinise aktivitetit ne nje situate vertete te veshtire por ku te gjithe shpresojne qe te marre zgjidhje.

Eno Skarco

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›