E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pozitiv ndaj doping, pezullohet 4 vjet Erkant Qerimaj

Tiranë- Peshëngritësi shqiptar Erkant Qerimaj është pezulluar 4 vjet nga aktivitetet sportive, pasi ka rezultuar pozitiv ndaj testit antidoping.

Federate Botërore e Peshëngritjes mesaduket ka konfirmauar rezultatet e 4 majit, ku thuhej se kampioni i evropës në peshën 77 kg, ka patur në trub një substancë nga familja e “Metyl hexanamine”, e cila është në listën e substancave të ndaluara.

Peshëngritësi shqiptar i është nënshtruar testimit në Antalia, ku dhe u shpall kampion i Evropës, në peshën 77 kg në kampionatin e fundit.
Pas testeve të bëra urina e Qerimaj tregoi se përmbante një substancë të familjes Metyl hexanamine. Shkresa i është dërguar Federatës Botërore të Peshëngritjes që më 4 maj 2012 dhe thuhet se këto substanca rrisin energjinë dhe ndihmojnë në humbjen e peshës.

Dy kanë qënë analizat që ka bërë Qerimaj, ajo në Shqipëri ka rezultuar negative ndërsa testi në Antalia ditën e garimit rezultoi pozitiv. Nëse pas dëgjesës së tij në panelin e Federatës Botërore të Peshëngritjes vërtetohet se ai ka përdorur substanca të ndaluara Qerimaj rrezikon ti hiqet titulli kampion i Evropës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›