E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasaportat, fluks aplikimesh – sportelet, hapur edhe në fundjavë

Përmirësohet shërbimi në pikat e kalimit kufitar, shtohen edhe masat e kontrollit

Mbi 6 mije aplikime regjistrohen çdo dite në qendrat e aplikimit për pasaportën biometrike në të gjithë vendin. Sportelet e aplikimit funksionojnë edhe në fundjave, por numri i aplikuesve mbetet më i ulet se ditët e javës, për shkak edhe të sezonit turistik. Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, konfirmoi, se aktualisht numri i aplikimeve për pasaportën biometrike është mbi 930 mijë, ndërsa janë prodhuar nga kompania koncesionare mbi 850 mijë pasaporta.
Për shkak të rritjes së fluksit të aplikimit në këtë periudhë sezoni veror, ka edhe një zgjatje te afatit të tërheqjes së dokumenteve biometrike të prodhuar nga 7 në 10 ditë. Numri më i madh i aplikimeve konstatohet në qytetet kryesore, ndërsa parashikohet që tetori të ketë një ulje të aplikimeve nga emigrantet për shkak të çeljes së qendrave të aplikimit në 4 konsullatat tona në Rome dhe në Selanik.
Në të gjithë vendin, funksionojnë mbi 200 qendra aplikimi, ndërsa procesi deri më tani konsiderohet i suksesshëm.
Pajisja e shtetasve shqiptarë me dokumentet biometrike të identifikimit konsiderohet si një prej kritereve më të rëndësishëm, për procesin e liberalizimit të vizave.
Angazhimi për procedura sa më të thjeshta dhe të shkurtra në kohë, për pajisjen e emigrantëve shqiptarë me pasaporta biometrike, mësohet se është përmirësuar dukshëm edhe shërbimi dhe masat e kontrollit në pikat e kalimit kufitar, falë sistemit të kontrollit TIMS, i cili mundëson edhe një goditje më të madhe e më të fortë të krimit dhe elementëve të tij.
Ndërsa vite më parë, nevojiteshin orë të tëra për përpunimin e vetëm disa udhëtarëve, ose për identifikimin e personave të kërkuar nga drejtësia, ndërsa sot me një nga sistemet më të avancuara dixhitale në rajon e më gjerë, pikat kufitare të Shqipërisë kanë arritur në një shkallë të lartë profesionalizmi e saktësie. Duke plotësuar nevojat dhe kërkesat gjithnjë në rritje të turizmit, tashmë Shqipëria ofron pikat kufitare me standardet më të larta në reduktimin e kohës dhe në shtimin e numrit të përpunimit të turistëve, të cilët hyjnë në Shqipëri.
Por, reformimi i kufijve me anë të sistemit TIMS, i cili është i instaluar në të 26 pikat kufitare të vendit bën të mundur dhe goditjen e krimit.
Vënia në funksionim e menaxhimit të integruar të kufijve si dhe kontrolli on-line i saj, ndonëse ka bërë që në një kohë të shkurtër të përpunohen me mijëra vizitorë të vendit, ka rritur në të njëjtën kohë, sigurinë dhe identifikimin e kontingjenteve kriminale.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›